Angela Merkel do të largohet si kancelare pas 16 vitesh në pushtet, duke i dhënë fund një karriere të gjatë politike.
BBC ka bërë një përmbledhje të karrierës së kancelares në një mënyrë të veçantë, jo përmes fjalëve, por përmes fotove.
Këtu janë vetëm disa nga mijëra foto të Angela Merkel, gruas që qëndroi për kaq shumë vite në krye të Gjermanisë.
Vera e 1989: Zonja Merkel (në të djathtë) me Malgorzata Jeziorska dhe bashkëshortin e ardhshëm Joachim Sauer në një shkollë verore universitare për kimi në PoloniFushata zgjedhore, duke vizituar një kasolle peshkatarësh në Lobbe në ishullin Ruegen, Mecklenburg-Vorpommern në Nëntor 1990Janar 1994: Merkel u bë ministre e mjedisit, që nga foto duket se kërkon të tregojë sesi të ricikloni letrën e ambalazheveMars 1995: Zonja Merkel duke buzëqeshur me ministrin Horst Seehofer, gjatë një takimi të kabinetitMars 2000: Zonja Merkel u zgjodh për të udhëhequr Demokristianët e Qendrës së Djathtë (CDU) në vitin 2000Korrik 2005: Pesë vjet më vonë, ajo ishte përsëri në krye të fushatës (në foto), e cila do të çonte në zgjedhjen e saj si kancelarja e parë femër e Gjermanisë
Qershor 2007: Pavarësisht se ishte Shekulli 21, politika botërore ende dominohej nga burrat, kështu që zonja Merkel, këtu me kryeministrin italian Romano Prodi, presidentin francez Nikolas Sarkozy, presidentin amerikan George Ë Bush, presidentin rus Vladimir Putin dhe kryeministrin britanik Tony Blair, ishte fytyra e vetme femërore
Prill 2009: Zonja Merkel u bë një simbol i “kursimit fiskal” në vitet që pasuan krizën financiare
Prill 2011: Hillary Clinton, sekretare e atëhershme e shtetit amerikan, dhe zonja Merkel në Berlin
Qershor 2015: Zonja Merkel me Presidentin e atëhershëm Barack Obama, pas një sesioni të samitit të G7 në Gjermaninë jugore. “Ju keni qenë një partner i besuar gjatë gjithë presidencës sime, më gjatë se çdo udhëheqës botëror,” i tha udhëheqësi amerikan një vit më vonë.
Shtator 2015: Vendimi i kancelares për të hapur kufijtë e Gjermanisë për refugjatët në 2015 e ndau vendin. Në foto: Refugjatët që po kalojnë rrugën nëpër HungariPrill 2018: Përplasje me ish-Presidentin e SHBA Donald Trump
Qershor 2018: Emigrimi nuk ishte çështja e vetme me të cilën ata do të përplaseshin. Koreja e Veriut, Irani dhe tregtia ishin gjithashtu të diskutueshme dhe çuan në momente si kjo në G7 në Kanada
2020/21: Ndërsa pandemia e koronavirusit u përhap në të gjithë botën, zonja Merkel fitoi lëvdata për trajtimin e saj të hershëm të përhapjes; disa thanë se formimi akademik shkencor e ndihmoi.








