Ministrja e Kulturës njëherazi deputetja e qarkut, Mirela Kumbaro, ishte këtë fundjavë në Gjirokastër për të marrë pjesë në disa aktivitete dhe për të inspektuar punimet në kantieret e restaurimit të monumenteve. Më tej ajo ishte edhe në Piskovë të Përmetit ku pa nga afër punimet për rehabilitimin e banesave të komunitetit egjiptian.
“Premtim i marrë në fushatë, premtim i mbajtur! Fondi total i akorduar nga Qeveria shqiptare për Piskovën për këtë projekt për vitin 2018 është 6,033,952 lekë të reja”, thotë Kumbaro.
Gjithashtu në Përmet ministrja Kumbaro ka vlerësuar edhe ndërhyrjen e Autoritetit Rrugor Shqiptar në konsolidimin e Urës në Petran, për t’i paraprirë vërshimit të ujërave gjatë stinës së dimrit.
©ArgjiroLajm.net