Luftëtari sot mori një fitore të rëndësishme 2-1 në transfertë ndaj Kukësit në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Për skuadrën e Hasan Likës ky ishte suksesi i tretë radhazi në javët e fundit, duke vijuar me një ecuri fantastike.
Pas ndeshjes skuadra gjirokastrite ka festuar fitoren e sotme në Kukës, edhe pse në fakt temperaturat ishin shumë të ulëta dhe arritën deri në -3 pas ndeshjes. Portieri Ruçi ka publikuar një foto nga festimet.
Ndërkohë në faqen zyrtare të klubit gjirokastrit nuk kanë munguar pakënaqësitë për penalltinë e akorduar në minutën e 65′. “Shënon Kukësi me një penallti nga ato që fitojnë vetëm ata”, shkruhet në postimin e Luftëtarit.