Një i moshuar nga fshati Llongo i Bashkisë Dropull ka gjetur vdekjen pasi ra në kontakt me energjinë elektrike, teksa po përpiqej të lidhte një linjë nga një shtyllë që kishte pranë shtëpisë.
Burime të ArgjiroLajm.net tregojnë më shumë detaje rreth ngjarjes së rëndë.
I moshuari po tentonte të kryente një lidhje të paligjshme të energjisë elektrike nga shtylla, për ta përdorur për saldime në ofiçinën e tij.
Për të shmangur faturën e lartë të energjisë, Vangjel Beka kishte menduar të mos furnizohej me një linjë normale nga shtëpia e tij, por tentoi të sajonte vetë një lidhje të paligjshme.
Përpjekja ka qenë fatale pasi kontakti me rrymën i mori jetën.
Më pshtë foto nga vendi i ngjarjes.
/ArgjiroLajm.net/