Tritan Shehu po përflitet gjithnjë e më shumë si i pari në listën e Partisë Demokratike për deputet në qarkun Gjirokastër. Por së fundi emri i tij është përmendur edhe për ngjarjet e vitit 1997.
Konkretisht për trazirat në qytetin e Lushnjes, ku Shehu kishte shkuar si i dërguari i Berishës për të qetësuar situatën, por u ballafaqua me revoltën e qytetarëve. Gent Shkullaku fotoreporter i gazetës “Koha Jonë” tregon momentin kur Shehun e qëlluan me presh”
“Ishte shumë e vështirë të punoje në atë kohë. Mbaj mend që një ditë na dolën maskat. Madje në Tiranë. Ishte e tmerrshme. Por më shumë në menje më ka mbetur marrja peng e Tritan Shehut. Sot po publikoj për herë të parë 7 fotografi nga ai moment. Duket qartë që personat e kanë marrë peng. Një prej tyre po e qëllon me presh në kokë, ndërsa unë e fotografova. Ishte një situatë e pabesueshme”, thotë Shkullaku në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku.
Ndërsa Apollon Baçe, ish-gazetar i radio “Deutsche Welle” thotë se nëse Turqia nuk do të ndërhynte, jugu i Shqipërisë do të ishte marrë prej Greqisë.
“Nëse kryeministrja e Turqisë Tansu Çiller nuk do jepte ultimatumin e famshëm, Greqia do kishte marrë jugun e Shqipërisë deri në Shkumbin. Patjetër shërbimet sekrete të huaja kanë patur dorë në vitin 1997. Drejtori I CIA-s George Tenet ka qenë 4 herë në Jug të Shqipërisë gjatë asaj periudhe”, thotë Bace.