• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fredi Beleri humb mandatin, KQZ e shpall të pavlefshëm

06/07/2024
Fredi Beleri humb mandatin, KQZ e shpall të pavlefshëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur të pavlefshëm mandatin e kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri. Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi arsyetoi se në bazë të ligjit të dekriminalizimit, Beleri nuk mund të ushtrojë fusnkionin e kryetarit të bashkisë së Himarës.

Heqja e mandatit të Fredi Belerit do t’i japë fund ngërçit në Bashkinë e Himarës, e cila prej më shumë se 1 viti po drejtohet nga kryetarë të komanduar.

Pas vendimit të KQZ, Presidenti Bajram Begaj do të shpallë datën e re të zgjedhjeve. Kreu i shtetit sipas Kodit Zgjedhor menjëherë pas njoftimit duhet të shpallë zgjedhjet e parakohshme jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga shpallja e vakancës.

Celibashi: Secila prej palëve pjesëmarrëve mund të kenë gjykimet dhe vlerësimet e tyre, por është fakt i pakundërshtueshëm sepse nuk ka asnjë provë për të provuar të kundërtën që në këtë proces KQZ nuk është futur për t’i shërbyer dikujt. Edhe pse vendimmarrja shkon në interes të dikujt dhe kundër interesave të dikujt tjetër. KQZ është e tillë që kënaq interesat e të gjitha palëve. Ndjej nevojën për të bërë këtë sqarim për shkak të ndonjë kompleksiteti. Për të vazhduar me arsyetimin ligjor të këtij procesi administrativ dhe me vlerësimin ligjor të çfarë përmban në tërësi ky proces, do doja të thoja që KQZ është kompetente për ta zhvilluar këtë proces administrativ. Duke e konsideruar të pranuar gjithë të drejtën e KQZ për tu marrë me këtë çështje, le të vijmë te thelbi i saj. Ligji për dekriminalizimin ka si qëllim që të ndalojë dhe të largojë të gjithë ata funksionarë publikë të mos kandidojnë, por dhe ata që e kanë marrë këtë funksion publik, në kushtet kur kanë kryer vepra penale të caktuara.

Diskutimi ngelet nëse një person që e ka marrë këtë funksion publik dhe kryen vepër penale, a është ky ligj që vepron ndaj këtij personi? Ky është diskutimi dhe pikëpyetja që ju sollët. Nuk është çështja e KQZ se çfarë mund të bëjnë institucionet e tjera dhe vendimmarrja e KQZ nuk është e kushtëzuar nga ajo që bëjnë institucionet e tjera. Ligjit të dekriminalizimit i nënshtrohen më shumë ata persona që e kanë marrë këtë detyrë. Jo vetëm për rastin e Belerit, por për këdo rast të ngjashëm kam keqardhjen që për shkak të këtij ligji të humbasin mandatin apo funksionet publike, por në fund të fundit ky është ligji. Nuk jam në pozitën për të komentuar se si kemi ardhur në këtë situatë, por situata kjo është. Ndaj Belerit ka një vendim të formës së prerë dhe ligji të ndalon të kandidosh e aq më shumë ta mbash atë funskion publik. Me bindje të plotë, mendoj se jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të bashkisë Himarë, zotit Fredi Beleri dhe shpallim të pavlefshëm këtë mandat.

Fredi Beleri është dënuar meë dy vite burg nga Gjykata e Apelit. Ai u arrestua në flagrancë teksa bënte pazare për votat vetëm 2 ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit të 2023. Ai i fitoi zgjedhjet nga burgu me një diferencë të lehtë votash, më pak se 20 vota, por për shkak të arrestit nuk mundi të ulej asnjë ditë në karrigen e kryebashkiakut dhe as të bënte betimin. Mandatin vijoi ta mbante kryebashkiaku në detyrë Jorgo Goro deri më 23 mars, kur po ashtu u arrestua me urdhër të SPAK pas një kallëzimi që Fredi Beleri kishte bërë për të për pronat në Himarë. Më pas detyrën e drejtimit të bashkisë e mori përkohësisht Blerina Bala ndërsa aktualisht Himara drejtohet nga nënkryetari i Bashkisë Arqile Bollano.

Related Posts

Aksident me vdekje në Levan-Tepelenë, humb jetën 19-vjeçari
Kryesore

Aksident me vdekje në Levan-Tepelenë, humb jetën 19-vjeçari

25/12/2025
Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Blac Chyna konfirmon se është ndarë përfundimisht nga Rob Kardashian!

Blac Chyna konfirmon se është ndarë përfundimisht nga Rob Kardashian!

25/12/2025
Bebe Rexha kërkon ndihmë nga fansat: Më gjeni një partner

Bebe Rexha nis një kapitull të ri. Çfarë po planifikon ylli i pop-it?

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al