• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Frikë në stadiumin e Vlorës, pas goditjes futbollistit i ikën gjuha

30/09/2018
Frikë në stadiumin e Vlorës, pas goditjes futbollistit i ikën gjuha

Ankth në Vlorë. Një goditje e Çarls Atsinës (i cili as nuk u ndëshkua me të verdhë) me bërryl ka bërë që lojtari jo vetëm të dëmtohet në nofull, por në rrëzim e sipër ka goditur pjesën e pasme të kokës.

Në këtë moment qendërmbrojtësi humb ndjenjat dhe i ikën gjuha. Panik në stadium, megjithatë ndërhyrja e stafit të fizioterapistëve, e solli përkohësisht në gjendje normale. Tifozët e tribunës C ishin ata që panë edhe tmerrin me sy, pasi lojtari mbeti pa ndjenja.

“Shpejt, ç’a bëni, iku lojtari, sillni autoambulancën, lëvizni ore, pse rrini ashtu”, dëgjoheshin të shqetësuar tifozët. Fillimisht vjen barela dhe më pas autoambulanca, e cila e merr lojtarin dhe e transporton për në spital. Rumuni del nga fusha me duartrokitje.

Ai dërgohet në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa qëndroi për disa orë nën vëzhgim. Mjekët e spitalit konfirmuan për “Panorama Sport”, gjendjen e lojtarit.

“Pacienti erdhi pa vetëdije dhe kishte humbur koshiencën. Gjithçka i ka ardhur pas përplasjes së kokës në tokë. Ka marrë fraktura, por jo të rrezikshme për jetën.

Ai është në vëzhgimin tonë, por në disa raste këto goditje janë edhe fatale”, janë shprehur mjekët. Në fakt, rasti i djeshëm shton alarmin kur dihet që Flamurtari qysh nga faza përgatitore, që pas largimit të Ardi Llukës, ka mbetur pa mjek.

Stafi i fizioterapistëve është i papërgatitur për raste të tilla të ndërlikuara dhe dje u gjendën të papërgatitur, madje edhe të fiksuar nga ajo që ndodhi.

Në të tilla kushte, Spitali i Vlorës pas mbërritjes së Sirgit, dërgoi në mënyrë urgjente në stadium një infermier të urgjencës. Ky i fundit u ul në pankinën e Flamurtarit deri në fund të ndeshjes.

Related Posts

Vendos goli i Jeremy Boga, Juventus merr 3 pikë të arta ndaj Atalantës
Sport

Vendos goli i Jeremy Boga, Juventus merr 3 pikë të arta ndaj Atalantës

11/04/2026
Barazim me gola, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët (VIDEO)
Sport

Barazim me gola, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët (VIDEO)

11/04/2026
VIDEO/ Milan dorëzohet për titullin, Udinese mposht pastër kuqezinjtë
Sport

VIDEO/ Milan dorëzohet për titullin, Udinese mposht pastër kuqezinjtë

11/04/2026
UEFA Development U-16/ Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Uellsit
Sport

UEFA Development U-16/ Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Uellsit

11/04/2026
Inter, Calha: Nuk duam të humbasim titullin sërish për një pikë, mungesa e Lautaros ndihet
Sport

Inter, Calha: Nuk duam të humbasim titullin sërish për një pikë, mungesa e Lautaros ndihet

11/04/2026
Me 6 mijë tifozë në krah, Vllaznia vë në jetë një kryevepër, por në Reikjavik tani duhet një mrekulli
Sport

Dëmtimet e Krymit dhe Bajramit, sfidë për stafin dhe lojtarët. Ja situata te Vllaznia

11/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arrestohet reperi Buta, dyshohet për sulm me armë

Arrestohet reperi Buta, dyshohet për sulm me armë

11/04/2026
Vendos goli i Jeremy Boga, Juventus merr 3 pikë të arta ndaj Atalantës

Vendos goli i Jeremy Boga, Juventus merr 3 pikë të arta ndaj Atalantës

11/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al