• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

FSHF organizon event festiv me gazetarët sportivë, Presidenti Duka vlerëson bashkëpunimin dhe kontributin e medias

29/12/2025
FSHF organizon event festiv me gazetarët sportivë, Presidenti Duka vlerëson bashkëpunimin dhe kontributin e medias

Federata e Futbollit organizoi një event festiv me gazetarët sportivë me rastin e festave të fundvitit, në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kontributin e tyre në zhvillimin dhe promovimin e futbollit shqiptar.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, falënderoi gazetarët për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në zhvillimin e futbollit shqiptar.

Presidenti Duka tha se viti që po mbyllet ka qenë shumë i rëndësishëm për futbollin shqiptar dhe i uroi të gjithëve festa të gëzuara, një vit 2026 më të suksesshëm dhe kualifikimin e Shqipërisë në Botëror.

“Në emrin tim dhe të Federatës së Futbollit dua t’ju falënderoj që keni pranuar ftesën për të qenë bashkë këtu për të kaluar disa momente festive në këtë fundviti dhe në prag të vitit të ardhshëm. Kuptohet që një takim i tillë me njerëz kaq shumë të rëndësishëm për botën e futbollit, me përfaqësuesit e mediave, detyrimisht të bën që të reflektosh për atë çfarë kemi kaluar gjatë këtij viti të gjithë bashkë dhe për atë se çfarë ju keni kontribuar në zhvillimin e futbollit shqiptar.

Viti që ne po mbyllim ka qenë vërtet i rëndësishëm, me zhvillime pozitive progresive, me sfida të rëndësishme, me projekte të rëndësishme infrastrukturore, por edhe me përfaqësimin shumë të mirë në arenën ndërkombëtare me të gjithë ekipet Kombëtare, por kryesisht me ekipin Kombëtar, i cili i mbylli kualifikueset në vendin e dytë dhe që siguroi një vend në play-off, një ëndërr e jona dikur dhe që ju e keni pasqyruar dhe përcjellë me emocion, dashuri dhe origjinalitet.

Kontributi i të gjithë mediave shqiptare, sot media është moderne, portalet, TV etj., ka qenë kontribut i madh dhe i vërtetë. Padyshim që ka pasur edhe kritika, por ne jemi edhe vetë kritikë. Edhe ne jemi kritikë karshi episodeve dhe përpiqemi që t’i përmirësojmë ato dhe të mos t’i lejojmë episodet të kthehen në fenomene.

Ndihma juaj për t’i eliminuar këto dhe për t’i përshpejtuar projektet tona ka qenë shumë e rëndësishme. E thashë edhe në fillim, ne këtu jemi për disa çaste festive bashkë në shenjë mirënjohjeje dhe mirëkuptimi për atë çfarë kemi bërë gjatë këtij viti. Dua të theksoj edhe njëherë që ju falënderoj për kontributin që keni dhënë ju, për kontributin që kanë dhënë të gjithë në zhvillimin e futbollit shqiptar, padyshim aktorët kryesorë, futbollistë, trajnerë, drejtues klubesh, por edhe partnerët tanë.

Dua t’ju uroj festa të gëzuara. Viti i Ri është një festë tradicionale për ne shqiptarët, uroj që ta kalojmë sa më mirë, të kemi një vit 2026 akoma më të mirë se 2025, akoma më të shëndetshëm për të gjithë ju personalisht, për familjet tuaja dhe për secilin nga ne.

Akoma më të suksesshëm dhe ajo që besoj se e urojmë të gjithë bashkë, të kemi një futboll më të mirë, me më shumë rezultate, më shumë progres, më shumë fëmijë në fushat e futbollit dhe në arenën ndërkombëtare me kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Botëror dhe uroj që të shihemi në Amerikë të gjithë bashkë”, – tha Presidenti Duka.

Related Posts

Sporti shqiptar dhe media në zi, ndahet nga jeta ish basketbollisti dhe gazetari i mirënjohur Enea Andrea
Sport

Sporti shqiptar dhe media në zi, ndahet nga jeta ish basketbollisti dhe gazetari i mirënjohur Enea Andrea

29/12/2025
Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë
Sport

Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

29/12/2025
Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë
Sport

Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

29/12/2025
“Nuk ndalem, kam ende pasion”, Ronaldo: Të gjithë e dinë objektivin tim
Sport

“Nuk ndalem, kam ende pasion”, Ronaldo: Të gjithë e dinë objektivin tim

29/12/2025
FSHF organizon event festiv me gazetarët sportivë, Presidenti Duka vlerëson bashkëpunimin dhe kontributin e medias
Sport

FSHF organizon event festiv me gazetarët sportivë, Presidenti Duka vlerëson bashkëpunimin dhe kontributin e medias

29/12/2025
Hojlund bën “bomberin”, Napoli e mbyll me fitore, Conte: Vit shumë i bukur (VIDEO)
Sport

Hojlund bën “bomberin”, Napoli e mbyll me fitore, Conte: Vit shumë i bukur (VIDEO)

29/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sporti shqiptar dhe media në zi, ndahet nga jeta ish basketbollisti dhe gazetari i mirënjohur Enea Andrea

Sporti shqiptar dhe media në zi, ndahet nga jeta ish basketbollisti dhe gazetari i mirënjohur Enea Andrea

29/12/2025
Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al