• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

FSHF organizon seminar mbi inteligjencën emocionale në “Shtëpinë e Futbollit” me stafet e ekipeve kombëtare

20/01/2026
FSHF organizon seminar mbi inteligjencën emocionale në “Shtëpinë e Futbollit” me stafet e ekipeve kombëtare

Federata Shqiptare e Futbollit organizoi në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” një seminar të dedikuar inteligjencës emocionale, me pjesëmarrjen e trajnerëve të ekipeve kombëtare të djemve dhe vajzave, si edhe drejtuesve të disa departamenteve kyçe brenda FSHF-së.

Seminari u fokusua në rëndësinë e inteligjencës emocionale në futbollin modern, duke trajtuar tema si menaxhimi i emocioneve, komunikimi efektiv, përballimi i stresit, konfliktet, si dhe balancimi mes fitoreve dhe humbjeve, që përbëjnë elementë thelbësorë për zhvillimin profesional të trajnerëve dhe stafit teknik.

Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, në një prononcim për fshf.org e cilësoi seminarin si një ditë të veçantë dhe të vlefshme për të gjithë pjesëmarrësit.

“Ka qenë një ditë e veçantë, si për trajnerët tanë të ekipeve të djemve dhe vajzave, ashtu edhe për përgjegjësit e departamenteve Goalkeeper, Fitness Coach dhe Videoanalizës. Një trajner i mirë duhet të njohë teknikën dhe taktikën, por për të qenë i suksesshëm duhet të dijë si të menaxhojë konfliktet, fitoret dhe humbjet, si të komunikojë dhe të ndërhyjë në situata të ndryshme. Sot, aspektet e menaxhimit janë një kërkesë dhe nevojë thelbësore për çdo trajner,” – u shpreh Fulvio Pea.

Nga ana e saj, trajnerja Iris Bajo theksoi ndërthurjen mes teorisë dhe praktikës, si një nga pikat më të forta të seminarit.

“Ishte shumë interesante mënyra se si çdo qasje teorike u shoqërua me shembuj praktikë nga vetë pjesëmarrësit. Konceptet teorike u lidhën drejtpërdrejt me përvojën e tyre në jetën sportive dhe profesionale. U trajtua gjithashtu elementi i konsumimit në punë, burnout-i dhe stresi, të lidhura ngushtë me realitetin e përditshëm të futbollit. Përmes këshillimit dhe praktikave konkrete, u synua ofrimi i mjeteve për përballimin më të mirë të këtyre sfidave,” – tha Bajo.

Ky seminar është pjesë e vizionit të Federatës Shqiptare të Futbollit për të investuar në zhvillimin e vazhdueshëm profesional dhe njerëzor të trajnerëve dhe stafit teknik, duke e konsideruar inteligjencën emocionale si një komponent kyç në rritjen e performancës dhe suksesit afatgjatë në futboll.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Bylisi nis stërvitjen, ja ku përforcohet skuadra ballshiote
Sport

Bylisi gabon me rivalët, zhgënjimi nga merkato ia bën mbijetesën edhe më të vështirë

20/01/2026
Totoshi pret dhe Ibraimi vulos, dy heronjtë e Elbasanit në Kupë
Sport

Elbasani mes polemikave të gjykimit dhe afrimeve, një prej afrikanëve mbërrin të enjten

20/01/2026
Bylisi nis stërvitjen, ja ku përforcohet skuadra ballshiote
Sport

Bylisi gabon me rivalët, zhgënjimi nga merkato ia bën mbijetesën edhe më të vështirë

20/01/2026
Presidenti Duka merr pjesë në Mbrëmjen Gala të 125-vjetorit të Federatës Hungareze të Futbollit
Sport

Presidenti Duka merr pjesë në Mbrëmjen Gala të 125-vjetorit të Federatës Hungareze të Futbollit

20/01/2026
Al Ain hidhet në sulm për Ylber Ramadanin, propozim konkret për mesfushorin
Sport

Italianët e bëjnë fakt të kryer, klubi i ka rinovuar kontratën futbollistit të Kombëtares

20/01/2026
Al Ain hidhet në sulm për Ylber Ramadanin, propozim konkret për mesfushorin
Sport

Italianët e bëjnë fakt të kryer, klubi i ka rinovuar kontratën futbollistit të Kombëtares

20/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bylisi nis stërvitjen, ja ku përforcohet skuadra ballshiote

Bylisi gabon me rivalët, zhgënjimi nga merkato ia bën mbijetesën edhe më të vështirë

20/01/2026
Totoshi pret dhe Ibraimi vulos, dy heronjtë e Elbasanit në Kupë

Elbasani mes polemikave të gjykimit dhe afrimeve, një prej afrikanëve mbërrin të enjten

20/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al