• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ftesa në Kombëtare, zbardhen prapaskenat e FSHF-së për futbollistin e Luftëtarit

18/03/2018
Ftesa në Kombëtare, zbardhen prapaskenat e FSHF-së për futbollistin e Luftëtarit

“Panorama Sport” paralajmëroi më 10 mars se trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, kishte përgatitur një listë ku mungonin dy emrat më të spikatur të kampionatit shqiptar për momentin: Kristal Abazaj i Luftëtarit dhe Sindri Guri i Kukësit. Kronologjia e ngjarjeve bëri që të faktoheshin të gjitha ato çfarë janë shkruar.
Fillimisht ishte klubi spanjoll i Granadës, që nxori blof FSHF-në, duke publikuar lajmin se sulmuesi Rey Manaj është grumbulluar nga Kombëtarja shqiptare për miqësoren e 26 marsit me Norvegjinë.

Mirëpo, një ditë pasi në “Panorama Sport” doli shkrimi me titullin: “Qoka në Kombëtare, Panuçi rikthen Manajn dhe injoron Abazajn me Gurin”, trajneri italian dhe stafi i tij në FSHF bën një kthesë 360 gradëshe. Papritur, Manaj transferohet te lista e Kombëtares U-21, që do të luajë dy ndeshje me Sllovakinë më 23 dhe 27 mars.

Në këto kushte, duke pranuar se do të ishte një gafë mosgrumbullimi në miqë- soren me Norvegjinë e lojtarëve më të spikatur të kampionatit, FSHF dhe Panuçi kujtohen më 14 mars të dërgojnë një ftesë në klubin e Luftëtarit për Abazajn. Më parë institucioni i futbollit kishte dërguar një ftesë në klubin gjirokastrit për grumbullimin e Abazajt me U-21.

Dje, vetë klubi i Luftëtarit publikoi shkresën me firmën e sekretarit të përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku, ku duket edhe data 14 mars. Mirëpo, këtë herë çuditërisht nuk fitoi një vend mes 24 të grumbulluarve sulmuesi i Kukësit, Sindri Guri, që shënoi bashkë me Abazajn në sfidën e fundit në Gjirokastër. 

Related Posts

Pashkët, fluksh udhëtarësh në Kakavijë
Kryesore

Pashkët, fluksh udhëtarësh në Kakavijë

10/04/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Dyshohet se ra nga tarraca, ndërron jetë pronari i hotelit në Gjirokastër

10/04/2026
Reagon Slot, tekniku i Liverpool i përgjgjet kritikave: Do të rikthehemi, objektivat nuk ndryshojnë
Sport

Reagon Slot, tekniku i Liverpool i përgjgjet kritikave: Do të rikthehemi, objektivat nuk ndryshojnë

10/04/2026
Real Madrid mahnitet pas Olise, Perez gati të bëjë çmenduri financiare, reagon Bayern
Sport

Real Madrid mahnitet pas Olise, Perez gati të bëjë çmenduri financiare, reagon Bayern

10/04/2026
NBA/ Rikthim te fitorja, Lakers mund Golden State, New York “thyen” Boston
Sport

NBA/ Rikthim te fitorja, Lakers mund Golden State, New York “thyen” Boston

10/04/2026
FOTO/ Lewandowski i ofrohet Milan, Igli Tare vihet në lëvizje
Sport

FOTO/ Lewandowski i ofrohet Milan, Igli Tare vihet në lëvizje

10/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pashkët, fluksh udhëtarësh në Kakavijë

Pashkët, fluksh udhëtarësh në Kakavijë

10/04/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia

Dyshohet se ra nga tarraca, ndërron jetë pronari i hotelit në Gjirokastër

10/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al