• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fundi pa lavdi i Vangjel Tavos në Gjirokastër

28/04/2021
Fundi pa lavdi i Vangjel Tavos në Gjirokastër

Nëse Vangjel Tavo do të kishte fituar mandatin e deputetit edhe në këto zgjedhje, publikisht ne do ta vlerësonim për talentin politik sepse do ia dilte i vetëm në një garë përballë të gjithëve dhe të pabarabartë siç ka qejf ai ta cilësojë. Por natyrisht pa fshirë me gomë asgjë nga çfarë kemi shkruar vazhdimisht për keqpërdorimin që ai i ka bërë pushtetit dhe modelin klientelist të ngritur në sistem nga LSI-ja. Megjithatë votuesit në Gjirokastër nuk ia dhanë një besim tjetër Vangjel Tavos. Për herë të parë pas 23 vitesh ai nuk do të jetë më deputet.

Si e ka administruar pushtetin për vite me radhë Vangjel Tavo, si ka abuzuar dhe ka ngritur mitin e rremë të një “njeriu që të gjendet”, por që të mban peng për gjithë jetën për një ndërhyrje që mund ta ketë pasur detyrë funksionale si deputet karshi qytetarëve, kjo është diçka e njohur tashmë dhe ne kemi shkruar disa herë. Nuk po rendisim këtu as abuzime të tjera që i njohin të gjithë. Por kulmi, në vlerësimin tonë, ishte shpërfytyrimi i Vangjel Tavos kohët e fundit. Ai fliste si një njeri që nuk kishte qenë kurrë në pushtet, si një njeri që befas kishte zbritur nga qielli dhe gjeti një Gjirokastër të rrënuar, një Shqipëri të kalbur nga krimi dhe korrupsioni. Ndërkohë Tavo kishte 23 vite në politikë dhe pothuajse gjithë kohës ishte në pushtet, sa me PS-në aq edhe me LSI-në. Për 23 vite me radhë Vangjel Tavo i ka të gjitha kusuret e politikanëve që e kanë vjedhur dhe varfëruar Shqipërinë. Dyfytyrësia e tij gjatë kësaj fushate të ngjallte krupën.

Vangjel Tavo fliste për “Rilindjen”, si një sekt që i bëri gjëmën Shqipërisë, ndërkohë nga viti 2013 e deri në 2017, vetë Tavo ishte pjesë e “Rilindjes”, mori drejtimin e disa institucioneve në Gjirokastër, mori bashkitë Gjirokastër e Dropull dhe bëri çfarë deshi me to. Me “Rilindjen” kishte bashkëshorten në krye të AZHBR-së, agjencisë që menaxhon miliona euro për bujqësinë dhe zhvillimin rural. “Rilindja” i çoi bashkëshorten në Bordin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Është e kuptueshme dhe plotësisht legjitime që ai të bënte opozitë me qeverinë për aq kohë sa ishte rreshtuar me LSI-në, por sjellja e tij si i “virgjër” në politikë, si një politikan fringo i ri, ishte e papranueshme dhe fyerje për të gjithë elektoratin në qarkun Gjirokastër që e ka mbajtur Vangjel Tavon deputet për 23 vite. Edhe për këtë qasje u ndëshkua në këto zgjedhje përpos gjithë të tjerave që dihen botërisht. Ky fund pa lavdi mund t’i ndodhë kujtdo që e keqpërdor pushtetin për interesa personale dhe pas një farë kohe të gjatë në politikë vazhdon të mos mbajë asnjë përgjegjësi për çfarë ka thënë e ka bërë. ©argjiroja.net 

Related Posts

Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)

04/04/2026
Kadastra, plehrat dhe paketa e maleve, porositë e Ramës për kryetarët e bashkive
Kryesore

Kadastra, plehrat dhe paketa e maleve, porositë e Ramës për kryetarët e bashkive

04/04/2026
Tragjike në Itali/ Bie nga kati i tetë i pallatit, humb jetën 12-vjeçari shqiptar
Kryesore

Tragjike në Itali/ Bie nga kati i tetë i pallatit, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

04/04/2026
Çmenduri me çmimet/ Specat deri në 500 lekë/kg, domatet deri në 400 lekë/kg
Kryesore

Çmenduri me çmimet/ Specat deri në 500 lekë/kg, domatet deri në 400 lekë/kg

04/04/2026
Sherri që përfundoi në vdekjen e 63-vjeçarit, detaja nga ngjarja e rëndë në Vlorë
Kryesore

Sherri që përfundoi në vdekjen e 63-vjeçarit, detaja nga ngjarja e rëndë në Vlorë

04/04/2026
Mashtrim me fondet për fermerët, dorëhiqen tre ministra grekë
Kryesore

Mashtrim me fondet për fermerët, dorëhiqen tre ministra grekë

04/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)

Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)

04/04/2026
Kadastra, plehrat dhe paketa e maleve, porositë e Ramës për kryetarët e bashkive

Kadastra, plehrat dhe paketa e maleve, porositë e Ramës për kryetarët e bashkive

04/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al