Ditën e sotme, rreth orës 01:58, në lagjen “Ujë i Ftohtë” në qytetin e Vlorës, një automjet tip “Smart” ka marrë flakë, dhe si pasojë e flakëve janë djegur pjesërisht edhe 2 automjete të tjera të markave “Audi” dhe “Landrover” në pronësi të shtetasit E.H. Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit, por grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.