Një dukuri e çuditshme njoftohet të ketë ndodhur këtë çast në tokat poshtë fshatit Krongj të Sarandës. Bëhet fjalë për dukurinë e fundosjes dhe krijimit të një grope, sipas raportimit të emergjencave civile. Fundosja tektonike ka ndodhur ne afërsi të ish objekteve të minierës së kripës Dhrovjan. Fotot e fundosjes janë publikuar nga Thoma Nika në profilin e tij në Facebook.