Partia Socialiste ka dorëzuar në KQZ raportin deklarimit të shpenzimeve të fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit për kandidatët e saj, që u zgjodhën më pas në krye të bashkive. Sipas këtij raporti, kryebashkiaku i Dropullot, Dhimitraq Toli, ka shpenzuar për fushatë rreth 2.8 milionë lekë të vjetra. Sipas raportit të depozituar nga PS-ja në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kandidati që ka shpenzuar më shumë është kryebashkiaku aktual i Vlorës, Dritan Leli, 3.190.641 lekë.
Kandidati i dytë që ka shpenzuar më shumë në fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit është Safet Gjici në Bashkinë e Kukësit me 2.844.180 lekë. Dhe në vend të tretë renditët Kandidati i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, i cili ka më shumë se dy mandate me 1.940.000.
Ajo që bie në sy është shuma e shpenzuar nga kryebashkiaku aktual i Tiranës, Veliaj, i cili ka deklaruar se ka shpenzuar shumë herë më pak se kolegët e tij në bashki më të vogla. Sipas raportit financiar të PS-së, Veliaj ka shpenzuar vetëm 255.000 lekë.