Kandidati i PS-së për Bashkinë Gjirokastër, Flamur Golemi, ka vijuar me takimet elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit. Së fundi ai ishte në lagjen ‘Manalat’ për një bashkëbisedim me banorët. Golemi e cilëson ‘Manalatin’ një bastion të socialistëve, teksa nuk harron të ‘thumbojë’ as kryebashkiaken aktuale, Zamira Rami.
“I kemi të gjitha mundësitë t’i japim rrugë një ndryshimi të madh, që i ka munguar Gjirokastrës. Për fat të keq koha provoi se katër vitet e fundit ishin të çuara dëm për sa i përket vëmendjes që pushteti lokal duhet të kishte ndaj qytetarëve. 30 qershorin duhet ta shfrytëzojmë mençurisht. Kemi shumë punë për të bërë në Gjirokastër dhe kaq pak kohë për të humbur duke u marrë me ata që lanë zgjedhjet nga frika e humbjes”, shprehet kandidati socialist.