Është ndarë nga jeta kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri. Lajmin e kanë publikuar mediat e Kosovë para pak çastesh duke u referuar në burime brenda familjes Vokrri. Mësohet se vdekja ka ardhur pas një ataku kardiak. Ai ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi i është rënduar gjendja, por pa mundur të mbijetojë.