Partia Socialiste ka nisur një fushatë anëtarësimesh të reja në çdo organizatë të saj, proces që sipas porosive të Edi Ramës do duhet të përmbyllet deri më 16 mars kur do të zhvillohet edhe asambleja e radhës e PS.
Së paku çdo organizatë socialiste duhet të shtohet me 4 anëtarë të rinj.
Mirela Kumbaro në Gjirokastër është duke prezantuar çdo fundjavë kryesisht të rinj që i bashkohen PS-së. Së fundi ajo ka publikuar një takim me disa të rinj.
“Një takim i bukur me njerëz të bukur në mendje e në shpirt – gjirokastritët e gjeneratës tjetër, profesionistë që i bashkohen vizionit të Partisë Socialiste”, shkruan Kumbaro.
Bashkë me të në takim është edhe kryebashkiaku Flamur Golemi. ©Argjiroja.net