Pep Guardiola, numri një i stolit të Manchester Cityt, foli së fundmi për garën për titull në Premier League ndaj një kundërshtari si Arsenali.
“Ishin nëntë pikë kur kishim një ndeshje më pak. Kur kemi luajtur të njëjtat ndeshje. Shumë gjëra do të ndodhin. Lojtarët janë të rinj, kështu që përvoja është e re për ta.
12 ndeshje janë shumë. Është Neëcastle ai që është shqetësimi im i vetëm. Tani janë ata dhe pastaj është Leeds. Si gazetar, ti parashikon se çfarë do të ndodhë. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë.
Nuk fola asnjë sekondë për tabelën, pozicionet. Nuk më intereson fare. Më ke bërë të njëjtën pyetje katër herë”, – tha ai.








