Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka i ftuar në emisionin Provokacja, mes të tjerash është shprehur se kandidati i kësaj partie avokati Ilir Nikolla ka filluar fushatën elektorale për kreun e bashkisë Sarandë. Ai është shprehur se nëse nuk do të ketë ndonjë marëveshje mes partive opozitare, atëherë kandidatët e kësaj partie do të dalin të vetëm në zgjedhjet e qershorit. Ndërkohë ende nuk dihet se kush do të jetë kandidati i PS-së dhe PD-së për Bashkinë Sarandë.