• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Garipi’ Enver Hoxha, e vërteta e fotos me cigare në gojë

31/07/2018
‘Garipi’ Enver Hoxha, e vërteta e fotos me cigare në gojë

Nga Kastriot Dervishi

Në fillim të vitit 1940, Enver Hoxha, falë miqësisë me Esat Dishnicën (djali i hallës së Ibrahim Biçakçiut), u vendos në Tiranë në fabrikën e cigareve “Flora”. Aty banonte pa paguar asgjë. Duke përfituar nga kjo, Esati mori një dyqan me qira nga familja Bakiu, të cilit i vunë emrin e fabrikës “Flora”. Këtu malli kryesor që shitej ishte cigarja, por kishte edhe pije, sallam, etj.

Fotografia e Hoxhës në dyqanin “Flora” e tregon atë në muajt e parë të tregtisë, e cila i ka ecur fort. Duket i kënaqur. Me cigare në gojë si garip, i shkujdesur, me shikim qejfliu, ai duket krejt i papërshtatshëm për t’u marrë njeri serioz apo i lidhur me botën e librave.

Mirëpo, në vitet e pasluftës, qatipët e Hoxhës duhej të nxirrnin patjetër intelektual dhe njeri revolucionar.

Dhe që ta nxirrje Hoxhën nga bota e qejfit dhe parasë ku ishte zhytur e për ta bërë serioz duhej përdorur “bisturia” fotografike. Fillimisht jakat e këmishës i janë “futur brenda” nëpërmjet ngjyrimit.

Por edhe cigarja, aspak e këndshme nga pozicioni, ishte e tepërt në gojën e një udhëheqësi të ardhshëm. Për këtë arsye, ia kanë zhdukur fare. Fytyrën ia kanë zbardhur, e kanë përcjellë për publikun një foto krejt tjetër, nga shitës në blerës në dyqanin “Flora”.

Manipulimet e fotografive të Hoxhës janë njohur si fenomen edhe në nivel ndërkombëtar, ku janë krahasuar me ato të diktatorëve të tjerë. Në Shqipëri, vite më parë ka qenë studiuesi i njohur Aurel Plasari ai që ka bërë të njohur këtë dukuri.

Related Posts

Kush është zyrtari i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?
Kryesore

“Kanë nga 3 shtëpi luksoze dhe sërish marrin pagesën e qirasë”, Kuvendi paguan miliona euro për deputetët

17/03/2026
“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”
Kryesore

“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”

17/03/2026
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Kryesore

Gjykata Kushtetuese rrëzon Fredi Belerin, mbetet në fuqi dënimi i tij

17/03/2026
Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!
Kryesore

Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!

17/03/2026
Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do
Kryesore

Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do

17/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, gjendet i pajetë në banesë një 54-vjeçar

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vajza e parë “Bond” pretendon se humbi 16 milionë paund nga ish-menaxheri i saj: Më mashtruan

Vajza e parë “Bond” pretendon se humbi 16 milionë paund nga ish-menaxheri i saj: Më mashtruan

19/03/2026
Miqësorja kundër Uzbekistanit, trajneri Bushi: Të ndërtojmë një ekip të fortë, konkurrues & solid

Miqësorja kundër Uzbekistanit, trajneri Bushi: Të ndërtojmë një ekip të fortë, konkurrues & solid

19/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al