• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazeta gjermane ngre alarmin: Ballkani po shpopullohet, po mbushet me aziatikë

03/05/2024
Gazeta gjermane ngre alarmin: Ballkani po shpopullohet, po mbushet me aziatikë

Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se vendet e Ballkanit janë vënë në mes të dy zjarreve. Nga njëra anë është emigracioni dhe rënia e lindjeve dhe në krahun tjetër është imigracioni nga Azia, për të cilin këto vende nuk janë ende të përgatitura. Autori i shkrimit, Michael Martens tregon një anekdotë për një konferencë ku po diskututohej për rrezikun e shpërthimit të një lufte në Evropën Juglindore. Njëri nga pjesëmarrësit u ngrit dhe tha se ky rrezik nuk ekzistonte sepse në këto vende ka mungesë të ushtarëve. Autori i tekstit nuk mendon se rreziku i luftës nuk ekziston, duke pretenduar se edhe forcat speciale të armatosura mirë mund të bëjnë shumë dëm, por është e vërtetë se Ballkani po vuan nga mungesa e ushtarëve. Ai merr Serbinë si shembull.

“Serbia, për shembull, ka disa vite që është armatosur rëndë, me raketa, dronë dhe sisteme kundërajrore nga Kina dhe Rusia, të cilat së shpejti duhet të plotësohen me avionë luftarakë francezë Rafale. Kjo është vetëm një pjesë e tablosë. Tjetra është se Serbisë, sikurse edhe vendeve të tjera të rajonit, i mungojnë ushtarët që dinë ta përdorin këto teknika të shtrenjtë. Ushtria serbe ka diçka më shumë se 300 tanke, por më së shumti një e treta e tyre ka ekuipazhe të trajnuar”, – shkruan FAZ.

Në shkrim citohet fakti se oficerët janë të detyruar të bëjnë shkurtime për shkak se ka pak të rinj që u përgjigjen thirrjeve ushtarake, të cilat nuk janë më aq tërheqëse. Për më tepër, emigracioni e ka përkeqësuar problemin sepse “vendet e rajonit nuk janë më tërheqëse për të mbajtur popullsinë e tyre të re apo për të tërhequr emigrantë “.

Autori i artikullit krahason situatën në Serbi me atë në Rumani apo Bullgari, duke deklaruar se në këto vende ndonjëherë është e mundur të ngadalësohet emigracioni duke nënvizuar se këto janë anëtare të Bashkimit Evropian.

“Në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat nuk janë ende anëtare të Bashkimit Evropian dhe nuk kanë akses të barabartë në tregun e tij dhe 4 liritë e tij, situata nuk duket aq e mirë”, – shkruan FAZ, duke thënë se për shumë të rinj në këto vende, emigracioni duket se është ende alternativë më e mirë se ushtria.

Rënia e numrit të banorëve ndikon edhe në sjelljen e investitorëve perëndimorë, thekson FAZ, duke shpjeguar se nuk ka fuqi të mjaftueshme punëtore për projekte të mëdha në industritë intensive. “Një kompani perëndimore, e cila dëshironte të ndërtonte një fabrikë të madhe në një vend ballkanik, ra dakord para fillimit të punës që dy të tretat e punonjësve të importohen nga Filipinet.”

Thuhet se politikanët në atë rajon e kuptuan vonë seriozitetin e situatës demografike dhe se tani janë në garë për të tërhequr punëtorë të huaj. “Transporti i qytetit të Beogradit është duke punësuar shoferë autobusësh nga India apo Sri Lanka sepse nuk ka të interesuar vendas. Vendi më i varfër në Evropë, Kosova solli me avion punëtorë nga Bangladeshi për projekte të mëdha”.

Ky realitet i ri do t’i vendosë shoqëritë në rajonin e Ballkanit përpara sfidave të vështira, paralajmëron FAZ, sepse emigrantët nga Azia dhe Afrika do të lindin fëmijë, do të blejnë pasuri të paluajtshme, do të ushqejnë traditat dhe fetë e tyre dhe do të ndryshojnë pamjen e qyteteve në Evropën Juglindore, diçka me të cilën nuk janë mësuar në atë rajon. “Potenciali i konfliktit është i dukshëm. Është e vërtetë që Ballkani ka qenë multietnik prej shekujsh. Por, të pranosh se zona është një rajon emigrantësh ose që duhet të bëhet një, për të mbajtur veten ekonomikisht, është e vështirë për pushtetarët të pranohet”, – përfundon Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Qyteti më i madh në botë po fundoset
Pikante

Qyteti më i madh në botë po fundoset

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vdekjet që tronditën Hollywoodin në vitin 2025

Vdekjet që tronditën Hollywoodin në vitin 2025

31/12/2025
“Ishin ditë që më testuan shumë…”/ Çfarë i ndodhi Alaudin Hamitit pak para BBVK?

“Ishin ditë që më testuan shumë…”/ Çfarë i ndodhi Alaudin Hamitit pak para BBVK?

31/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al