Gazeta greke “Efsyn.gr” ka publikuar sot një shkrim të gjatë që tregon veprimtarinë e organizatës terroriste “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Vorioepirit), lidhjen e saj me Fredi Belerin dhe tentativën për të ekzekutuar ish-deputetët e PS nga radhët e minoritetit grek, Vangjel Tavo dhe Anastas Angjeli.
Shkrimi nis pikërisht me këtë ngjarje të rendë të ndodhur në Athinë në lagjen “Peristeri” në janar të vitit 2001 gjatë një aktiviteti ku merrnin pjesë dy deputetët e Parlamentit të Shqipërisë. Gazeta sjell dëshminë në kushte anonimati në vitin 2009 dhënë gazetarit të “Kathimerini”, Stavros Tzimas nga një prej anëtarëve të organizatës “MAVI”, i mbuluar me emrin e rremë “Fanis”.
Sipas dëshmisë së tij synimi i tyre ishte të ekzekutonin deputetët Vangjel Tavo e Anastas Angjeli, por plani u anulua pasi në aktivitetin e “prerjes se pitës” (byrekut), kishte gjithashtu shumë fëmijë. Granata e parashikuar të hidhej brenda në ambientin e festës, u hodh jashtë lokalit. “MAVI” i konsideronte tradhtarë deputetët e minoritetit grek në Shqipëri që bashkëpunonin me Partinë Socialiste dhe autoritetet e shtetit shqiptar. Po kështu sic tregon “Fanis” pati edhe një tentativë tjetër nga kjo organizatë për të vrarë Vangjel Tavon në shtëpinë e tij.
Pjesë nga dëshmia e një anëtari të “MAVI” dhënë për gazetarin Stavros Tsimas në kushte anonimati. Gazetari në librin e tij “Për plejadën e nacionalizmit. Shqipëria dhe Greqia në epokën pas Hoxhës” (botuar nga Epikentro, Selanik 2010, me parathënie të Aleksis Papaçelas) i referohet këtij personi si “Fanis”, për të fshehur identitetin e tij të vërtetë. Siç del më vonë nga kryqëzimi i dëshmisë dhe procesverbaleve të gjyqit për “MAVI”, “Fanis” në fakt është Fredis Beleris, shkruan gazeta greke “Efsyn.gr”
“Aksionet në Episkopi dhe në Logos kanë qenë tonat, të MAVI-t. Goditëm edhe një granatë tjetër në Athinë, në Peristeri, në një tavernë ku po fliste deputeti tradhtar grek i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Vangelis Tavos. Ka qenë vetë veprimi ynë për të cilin po marrim përgjegjësinë për herë të parë me këtë që po ju them” (f.131).
“Aty ishin mbledhur rreth dyqind njerëz. Ne hodhëm një granatë në hyrje e cila shpërtheu. Plani ynë ishte ta hidhnim brenda për të pastruar disa tradhtarë, por ne u tërhoqëm kur pamë se kishte shumë fëmijë në tavernë me prindërit e tyre.
− Nëse e kuptova mirë, objektivi juaj përfshinte grekët e minoritetit?
– Pikërisht. Ne kishim vendosur që fillimisht të ekzekutonim tradhtarët e helenizmit, pra ata që bashkëpunuan me regjimin shqiptar dhe më pas të goditnim kampet shqiptare. Megjithatë, ne ishim në humbje se kë të godisnim më parë, pasi nuk ishim të sigurt për shkallën e dëmit që po i bënin kontinentit verior.
− Ishte objektiv deputeti Tavos?
– Po, një nga të parët në fakt.
– Pse nuk morët përgjegjësinë për këtë veprim?
– Ne kishim përgatitur një proklamatë, por kishte mosmarrëveshje të brendshme në organizatë, të cilat nuk mund t’jua zbuloj dhe kështu nuk e pa dritën e diellit.
− Çfarë ndodhi me MAVI-n?
− I papunë, jo më goditje. Nuk mund të them më shumë” (f.135-6).
Në vijim personi i mbuluar me emrin e rremë“Fanis” tregon më shumë detaje për aktivitetin terrorist të “MAVI” dhe sulmet në Peshkëpi e Llongo të territorit shqiptar.
Sipas “Fani”, MAVI filloi të aktivizohej në vitin 1993 dhe përbëhej nga njëzet “luftëtarë” (f.136), të stërvitur ushtarakisht nga shërbimet greke: “Unë dhe disa nga të tjerët, që morëm pjesë në operacionet e Ipeshkvisë dhe Longou, kishim stërvitur për gjashtë muaj në Qipro. Stërvitja u zhvillua në Stavrovouni, ku ishte vendosur skuadrilja e 33 komando dhe në krye ishte një major grek. Ajo ishte shumë e ashpër. Ne ishim të stërvitur për luftë joortodokse, në armë, eksplozivë, madje kemi rënë nga një helikopter”. Ato u dërguan në Qipro nga “Fondacioni Kombëtar për Pritjen dhe Rehabilitimin e Grekëve Homogjenë të Kthyer” (EIYAPOE), një shërbim publik i themeluar në 1990 nga Mitsotakis dhe Samaras (dhe u mbyll në 2002 nën Simitis) me ish-presidentin (1983- 1993) dhe në vijim (2003-2006) Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Qipros, George Iakovou:
“EIYAPOE funksiononte si mbulesë: me pretekstin e trajnimit të mërgimtarëve nga Vorio-Epiri në profesione të ndryshme, si elektricistë, hidraulikë, frigoriferë etj., transportonte në Qipro më shumë se dyqind të rinj, mes të cilëve edhe unë, me qëllim, kur të mësoni artin, kthehuni të jetoni në Shqipëri. Gjatë rrugës na zgjodhën pesëdhjetë, patriotët më të ndërgjegjshëm dhe na drejtonte një major grek. Qëllimi ishte të stërviteshim mirë me armë që kur të vinte koha të ishim gati të luftonim për çlirimin e Vorio Epirit. Na thanë edhe se po të jetë nevoja do të formojmë një repart të posaçëm që do të luftojë për dëbimin e turqve nga Qipro” (f.136).
Po ky person në dëshminë dhënë për gazetarin Stavros Tsima, ka treguar një tjetër episod të tentativës për të eleminuar Vangjel Tavon.
“Ai i tregoi Stavros Tsima se së bashku me një anëtar tjetër të organizatës ishin dërguar, si gazetarë të pretenduar, për të vrarë Vangelis Tavos brenda shtëpisë së tij gjatë një interviste që po u jepte, por ata u ngritën dhe u larguan kur ai “u përgjigj në telefon urdhri i tij nga ndonjë person, politik, ushtarak, nuk ka rëndësi, për të mos kryer vrasjen” (f.140-1). Sipas këtij burimi të dytë, dy nga shtatë të arrestuarit në 1995 në kufirin greko-shqiptar “ishin anëtarë të EYP” (f.141). Por “Fanisi” do të mbështesë edhe në rrëfimin e tij, se “dy gra të MAVI-t jetonin në një banesë në Kolonaki, që në fakt i përkiste EYP-së” (f.137).
“Po kush është ky “Fanisi”, që i ka rrëfyer të gjitha sa më sipër gazetarit të dalluar në vitin 2009? Këtë na e zbulon pa dashur kur rrëfen arrestimin e tij dhe të shokëve të tij në vitin 1995”, shkruan sot gazeta “Efsyn”, e cila ka analizuar dëshminë e këtij personazhi për Stavros Tsimas dhe procesverbalet zyrtare të gjyqit për organizatën terroriste “MAVI”. Sipas gazetës, “Fanis” është në fakt Fredis Beleri.
“Mjafton një krahasim i thjeshtë i këtyre faljeve dhe deklaratave me rrëfimin e “Fanisit” për të identifikuar këtë të fundit pa më të voglin dyshim: “Fanisi”, i vetmi nga tre pasagjerët e I.X-it të kontestuar. që ishte ulur në sediljen e pasme, nuk është askush tjetër veçse eurodeputeti aktual i Demokracisë së Re, Fredis Beleris”, shkruan gazeta greke “EFSYN” duke iu referuar ndalimit që policia greke i bëri skuadrës së “MAVI” në zonën e Delvinakit, pak kilometra larg Kakavijës. Në shkrimin e gjatë të gazetarit Tasos Kostopoulos janë publikuar edhe foto të arrestimit të Fredi Belerit dhe pjesëmarrjes së tij në gjyqin e organizatës terroriste “MAVI”.
“Për një ironi djallëzore të fatit, fitues i zgjedhjeve të përsëritura bashkiake të gushtit të kaluar në Himarë, me 58,6% kundër kandidatit të ri të përbashkët të pakicës dhe të djathtës shqiptare (“Omonoia” – Partia Demokratike), doli kandidati i socialistëve, Vangelis Tavos. . “Tradhtari”, thënë ndryshe, që sipas “Fanit” ishte objektivi kryesor i atij sulmi me bombë nga MAVI njëzet e tre vjet më parë në Peristeri”, përfundon shkrimi i gazetës greke këtë të diel.
Përshtati në shqip Argjiroja.net Shkrimin e plotë e gjeni KETU.