• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazeta italiane: Giorgia Meloni i ka vënë syrin një vile në Palasë me pishinë dhe pamje nga deti

15/08/2024
Gazeta italiane: Giorgia Meloni i ka vënë syrin një vile në Palasë me pishinë dhe pamje nga deti

Mediat italiane shkruajnë se kryeministrja italiane Giorgia Meloni kërkon që të blejë një vilë private në Shqipëri, me pishinë, kopsht privat dhe me pamje nga deti.

Është ‘‘Il Foglio’‘ që ka dhënë lajmin i pari duke shkruar se marrëdhëniet mes dy Shqipërisë dhe Italisë mund të intesifikohen më tej, nëse dëshira e Melonit realizohet.

“Meloni ia ka vënë syrin një vile në një resort në Shqipëri”, shkruan media italiane ndërsa janë mësuar edhe më tepër detaje për zonën ku kryeministria italiane dëshiron që të pushojë në Shqipëri.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një vilë në zonën e lakmuar të Palasës, ku çmimi i saj shkon në qindra mijëra euro.

Palasa prej kohësh është kthyer në një “mollë të ndaluar” për qytetarët e thjeshtë, pasi vilat e ndërtuara kapin shifra marramendëse.

Meloni ishte një vit më parë në Vlorë për të kaluar pushimet e saj ku ndenji për tre ditë në rezidencën qeveritare, ku u takua edhe me kryeministrin Edi Rama.

Por mesa duket ky nuk ka qenë qëllimi i saj i vetëm, ose ajo është mrekulluar nga bukuria e jugut të Shqipërisë, duke kërkuar që të ketë edhe pronën e saj.

Kështu Meloni do të jetë shumë afër edhe kryeministrit Edi Rama, i cili pushon në vilat qeveritare në Vlorë, dhe ndoshta tani do të takohen edhe me shpesh, me atë që kreu i qeverisë e cilëson si motra e vogel e Shqipërisë.

Mediat italiane shkruajnë po ashtu se Meloni prej kohësh ishte në kërkim të një investimi të ri, dhe se ëndrra e saj ishte një vilë me pamje nga deti, me pishinë private dhe kopsht.

“Investimi nuk do të ishte vetëm ekonomik, por edhe, mbi të gjitha, politik. Njësoj sië bëri Silvio Berlusconi kur bleu vilën në Lampedusa për të qenë më afër banorëve të ishullit dhe për të mos i bërë ata të ndihen vetëm.

Meloni është në kontakt të ngushtë me Shqipërinë duke pasur parasysh projektin për ndërtimin e qendrave të pritjeve të emigrantëve.

Një zgjedhje, nëse përfundon shitja, e cila do të “çimentojë” marrëdhënien mes Romës dhe Tiranës. Ndërkohë, përflitet se Meloni mund të shijojë disa ditë relaksi në Sardenjë, ku mund të takohet me Marina Berlusconin”, shkruan mes të tjera mediat italiane.

Related Posts

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Derbi i takon Realit, Vini nderon Los Blancos ndaj Atleticos

VIDEO/ Derbi i takon Realit, Vini nderon Los Blancos ndaj Atleticos

23/03/2026
VIDEO/ Inter zhgënjen në Firenze, i jep mundësinë Milanit të afrohet në -6

VIDEO/ Inter zhgënjen në Firenze, i jep mundësinë Milanit të afrohet në -6

22/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al