• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazetari grek: Rama, “postieri” mes Athinës dhe Ankarasë, që doli në skenë për zgjedhjet

12/01/2021
Gazetari grek: Rama, “postieri” mes Athinës dhe Ankarasë, që doli në skenë për zgjedhjet

“Pyetje të shumta dhe kritika për rolin dhe “misionin” e Ramës”. Në mediat greke prej ditës së djeshme vijon që të zërë hapësirë kryesore data e takimit të delegacioneve në Ankara në 25 Janar, por edhe roli që pati kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në uljen e palëve.

Gazetari Thanasis Argyrakis është mjaft kritik. Ai e cilëson rolin e kreut të qeverisë shqiptare si të një “postieri” mes Greqisë dhe Turqisë për të përmirësuar imazhin e tij brenda dhe jashtë vendit përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

“Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşolulu dhe Ankaraja në tërësi thuhet se duan rizgjedhjen e Edi Ramës si kryeministër në zgjedhjet shqiptare. Dhe, për këtë arsye, ai do të dëshironte të përmirësonte imazhin e tij brenda vendit, i cili vuan nga kriza shëndetësore dhe ekonomike dhe nuk ka marrë përfundimisht “pasaportën” e anëtarësimit në BE” shkruan gazetari grek.

Ai vijon më tej duke shkruar se Greqia as nuk e ka konfirmuar dhe as nuk e ka mohuar rolin e Edi Ramës si ndërmjetës. “Athina as nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar rolin e “ndërmjetësit” nga Rama apo edhe të “postierit”. “Figura” e Ramës po del në skenë, por ai është personi që sabotoi marrëveshjen për Detin Jon në 2009” vijon më tej shkrimi.

Por kush përfiton nëse takimi mes ministrave grek dhe turk nëse zhvillohet në Tiranë? “Nëse, me të vërtetë, takimi do të zhvillohet në Tiranë, siç pretendon Mevlüt Çavuşolulu, fotografia që do të dalë do të jetë Edi Rama në mes me dy ministrat e jashtëm, në të djathtë dhe të majtë.

Kjo do të jetë një foto thjesht për konsum të brendshëm në funksion të zgjedhjeve shqiptare. Dosja greko-turke, megjithatë, është një çështje shumë më serioze sesa fotografish” mbyllet shkrimi

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al