• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazetari nga Gjirokastra flet për mediat greke: Kacifas ishte hero, Rama është i çmendur. Në Shqipëri kanë mbetur vetëm njerëzit e edukuar keq (VIDEO)

27/11/2018
Gazetari nga Gjirokastra flet për mediat greke: Kacifas ishte hero, Rama është i çmendur. Në Shqipëri kanë mbetur vetëm njerëzit e edukuar keq (VIDEO)

Mediat greke më në fund gjetën ngushëllim tek një shqiptar, i cili e quan ‘hero’ ekstremistin Kostandin Kacifas, 35-vjeçarin nga Bularati që terrorizoi fshatin me armë dhe qëlloi policinë me snajper, duke iu rrezikuar jetën. Ai është gazetari nga Gjirokastra, Telnis Skuqi. Në një lidhje telefonike nga Norvegjia për televizionin grek Star News, Skuqi shprehet kështu:

“Kacifas ishte heroi i tyre, absolutisht po. Edhe për mua është hero. Guxoi të kthehet në tokën e tij, të kthehet në vendin e tij, të dashurojë flamurin e tij, të dashurojë vendin e tij. Nuk e braktisi”.

Pra, sipas gazetarit nga Gjirokastra, Kostandin Kacifas guxoi të kthehej në Bularat, a thua se e kishte ndaluar dikush të jetonte në fshatin e tij apo të mbante flamurin grek.

Më tej Skuqi i thotë televizionit grek se në Shqipëri kanë mbetur vetëm njerëz të edukuar keq, ndërsa ata më të aftët janë larguar. Me siguri që këtu përfshin edhe veten e tij.  

“Në Shqipëri kanë ngelur njerëzit e keqedukuar, të cilët kryeministri i ka më kollaj për t’i manipuluar. Rama nuk ka besë, është i çmendur”, shprehet Skuqi.

Ditën e parë të ngjarjes, pra më 28 tetor, në një postim në Facebook, Skuqi e cilësonte si ‘idiot’ Kostandin Kacifasin, ndërsa ditën kur u zhvillua ceremonia mortore ndryshoi qëndrim dhe e shpalli ‘hero’. Shprehej gjithashtu se ‘grekët dinë të respektojnë jetën, dinë dhe të protestojnë, ndërsa ne shqiptarët dimë vetëm të lëpihemi’.

Me pak fjalë, o sa mirë sikur të ishim të gjithë grekë, se po të jesh shqiptar, siç është edhe Skuqi, qenka mallkim i madh. Kjo është logjika e mbrapshtë. Natyrisht që Telnis Skuqi është në të drejtën e tij të ndryshojë qëndrim për këtë çështje. Ka gjithashtu edhe lirinë të ‘çojë ujë’ në llumin e propagandës që mediat greke bënë me ngjarjen në Bularat, por nëse policia shqiptare do t’i kishte rënë kot në qafë Kostandin Kacifasit, të jeni të sigurt që Athina zyrtare do të kishte bërë namin.

Nuk do të kishim atë qëndrim që dimë të gjithë, por shumë herë më të ashpër. Qeveria greke është treguar e kujdesshme sepse e di të vërtetën e kësaj çështje, e di që Kacifas ishte një ekstremist dhe u ekzekutua pasi refuzoi të dorëzohej. Në këtë mënyrë mund të ekzekutohesh kudo tjetër, sikundër ekzekutoi policia greke në Janinë shqiptarin nga Delvina, Altin Mullaj disa ditë më parë. Kacifas nuk u ekzekutua se ishte minoritar, por u vra si një ekstremist që refuzoi për rreth 4 orë të dorëzohej te policia, duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të tyre. Shini në videon më poshtë deklaratat e gazetarit Skuqi.

© ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al