• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazetari publikon foton e 84 viteve më parë. Ushtarë italianë gjatë luftimeve me ushtrinë greke

05/01/2025
Gazetari publikon foton e 84 viteve më parë. Ushtarë italianë gjatë luftimeve me ushtrinë greke

Nga ROLAND QAFOKU

Kjo është një fotografi që besohet se publikohet për herë të parë për publikun shqiptar. Është gjetur në Arkivin Qendor të Shtetit Italian dhe është pjesë e fondit LUCE. Mban datën janar 1941 dhe vendndodhja është në fshatin malor të Spatharës në Skrapar. Jemi 84 vjet më parë dhe në të dallohen qartë disa ushtarë italianë, një pjesë të future në një guvë dhe në një çadër dhe një pjesë duke ecur përmes një transheje dhe të zhytur dëborë. Nga trashësia e dëborës merret me mend se sa ftohtë duhet të ketë qenë. Nuk duhet shumë për të kuptuar se vështirësitë e ushtrisë italiane për të përparuar drejt Greqisë kanë qënë të pakta, për të mos thënë të pamundura. Është një moment i fiksuar në celuloid që tregon shumë.

Në librin “Lufta e hidhur”, autori Giorgo Rizzo shkruan se përveç 38.382 të vrarëve në këtë luftë, ushtria italiane pati edhe të 12.368 të ngrirë në dëborë, por edhe 15 mijë të tjerë të zhdukur. E pra, numri i atyre që ngrinë në dëborë ishte tejet i madh, por akoma edhe më i madh ishte numri i atyre që nuk iu gjetën as eshtrat. Një pjesë e trupave u varrosën në atë mal me dëborë dhe nuk u gjetën kurrë, ndërsa një pjesë u bënë ushqim për egërsirat e atij pylli të dendur në atë kohë. Pak e dinë se deri në fund të viteve ‘80-të, në zonën e Vëndreshës dhe Spatharës në Skrapar, sa herë gërmohej për hapjen e tokave të reja, gjendeshin ende kufoma ushtarësh italianë apo material ushtarak. Jam i bindur se nëse sot ndërmerret një operacion i specializuar, do gjenden eshtra të tjerë të atyre që vdiqën nga i ftohti.

E vërteta tjetër është se shqiptarët nuk e mbështetën atë luftë. Ndonëse kryeministri Shefqet Vërlaci firmosi shpalljen e luftës me Greqinë, ushtarët shqiptarë të mobilizuar me dëshirë apo me detyrim në ushtri, nuk iu bashkuan ushtrisë italiane dhe nuk luftuan kundër grekërve. Nga dëshmitë që unë personalisht kam marrë nga disa banorë me moshë të madhe rezulton se popullsia e zonës së Skraparit, madje, ka mbështetur dhe strehuar ushtarët grekë në këtë luftë. U kanë dhënë ushqime dhe i kanë strehuar edhe në shtëpitë e tyre.

Ndërkaq, kjo fotografi është një provë e vogël e një lufte të madhe që nisi me arsyetimin që Italia ti kthente shtetit shqiptar Çamërinë që Greqia e kishte marrë padrejtësisht në 1913, por që pas dështimit, i shërbeu Greqisë si një arsye e madhe për marrjen edhe të një pjese tjetër territori. Një mufkë që jetoi edhe në mendjet e sëmura të shumë grekërve. Edhe sot Ligji i Luftës ndaj Shqipërisë vijon të jetë në fuqi dhe ky është absurditeti më i madh se si Greqia e hoqi ndaj Italisë, vendi që e sulmoi dhe e mban ende ndaj Shqipërisë, tokës nga ku e sulmoi Italia. Kjo fotografi tregon më shumë se sa firma e Shefqet Vërlacit./Marrë nga Facebook-u i autorit

Related Posts

Roland Bejko kundër protestës së thirrur nga Berisha: Nevojë e foltores për mitingje!
Kryesore

Roland Bejko: Baza e PD e ka nxjerrë pothuajse “non grata” Berishën

20/12/2025
S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shitje rekord/ Presidenti konfirmon transferimin e mesfushorit shqiptar

Shitje rekord/ Presidenti konfirmon transferimin e mesfushorit shqiptar

20/12/2025
Lajm i keq për Al Nassr, bllokohet merkato

Lajm i keq për Al Nassr, bllokohet merkato

20/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al