Gazetari shqiptar, që jeton dhe punon në Athinë, Shpëtim Zixhiria, bën publike emrat dhe fotot e shqiptarëve që rezultojnë të zhdukur në shtetin fqinj. Përmes një postimi në Facebook, gazetari ka edhe një apel për qeverinë në Tiranë, të cilës i kërkon të kthejë sytë edhe nga shqiptarët që jetojnë në Greqi.
Postimi i plotë i gazetarit * –
Ka dhe nje 5 Maj tjetër për shqiptarët përtej kufirit…!
123 shqiptarë të zhdukur në Greqi – 18 prej tyre në qeverinë Rama. A duhet dhënë alarm dhe nga kush…?
5 maji tjetër për shqiptarët jashtë kufirit, një 5 Maj tjetër për këta të zhdukur e të heshtur që askush nuk u intersua. Koha tregoi së gjatë këtyre 30 viteve të fundit zyrat “administrative” kanë qene indiferente, po ashtu edhe Ambasada Shqiptare në Greqi, që nuk ka bërë punën e saj mbështetur ne Kushtetutën Shqiptare por edhe sipas Protokollit të Konventës Ndërkombëtare më 1951. Deri më sot asnjë nuk po mban përgjegjësi për këto zhdukje të shqiptarve në Greqi, që për mbijetese kërkuan rrugën e migrimit, pasi vetëm kjo rrugë ka mbetur në Shqipëri. Kemi bërë të mundur të regjistrojmë 123 shqiptarë të ashtuquajtur të “humbur” apo të “zhdukur”, një shifër alarmante bazuar në burimet mediatike të dy vendeve, Një shifër që askush nuk mund ti mohojë dot dhe që janë mbi të gjitha jetë njerëzish që kanë humbur jetën. Por sot po veçojmë 15 prej tyre që humbën apo u zhdukën në mënyrë misterioze në Greqi gjatë qeveris Rama, që nuk ka i ka parë me sy këta emigrantë që ka ardhur ne njëherë në Greqi.
Lista
1. Maksim Trimi 32 vjeç nga Gramshi, humb gjurmët më 30/06/2014 në Selanik.
2. Sokol Kozicit 43 vjeç,nga Starovë,Pogradec, ka humbur kontaktet më 10/09/2015 në Santorini
3. Lulzim Mone 41 vjeç nga Librazhd, ka humbur kontaktin në muajin janar 2016 në Greqi.
4. Gezim Kolici 44 vjeç nga Shkodra ka humbur kontaktin në korrik 2016 në Greqi.
5. ZH.Z. 20 vjeçe, Hinkë, nga Ura Vajgurore ka humbur më 3/112017. rrugës për në Greqi.
6. Afrim Vesha, 40 vjeç, ka humbur më 2/11/2017 në Janinë.
7. Afrim Vërça 40 vjeç nga Berati, ka humbur më 2/11/2017 në Mesologjiu.
8. Flogert Muçaj 34 vjeç ka humbur gjurmët më 9/12/2017 në Marusi , Athinë, njoftim i policisë greke.
9. Ardian Hysa 38 vjeç nga Gramshi, humbet kontaktet më 10/11/2017, rrugës për në Greqi.
10. Ylli Elmadhi 46 vjeç nga Kavaja ka humbur gjurmët në 22/02/2018, në Kretë.
11. Aurora Mici 31 vjeç, humb kontaktet më 17/12/2018 nga Greqia.
12. Nikoll Beleshi 41 vjeç nga Lezha humbet gjurmët më 17/11/2018 rrugës për në Greqi.
13. Skënder Toska 35 vjeç humbet gjurmët më 1/04/2019 në Kato Korakiana, Korfuz.
14. Juliana Osmani 20 vjeç humbet gjurmët më 22/10/2019 në Pire.
15. Esperanca Mustafa 18 vjeç ka humbur gjurmët më 27/10/2019 në Kretë
*Gazetar që jeton dhe punon prej vitesh në Greqi