• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazetarja nga Tepelena: Ndërkohë që opozita ikën për në Ballaban, Edi Rama dhe 40 patronazhistët e tij, e kanë mbyllur rezultatin e zgjedhjeve në Bënjë të Përmetit

11/08/2022
Gazetarja ‘zbulon’ vendndodhjen e Klement Balilit: Fshihet në Tepelenë, pasdite e gjeni te Kalimera në Vanistër

Nga Ambrozia Meta

Disa ditë më parë, u nisa për të shkuar në Bënjë të Përmetit. Ishte një rrugë shume e bezdisshme, me kthesa dhe meqë ishte hera e parë që e bëja si shofere, pasi kalova Këlcyrën, në vend që të vazhdoja drejt, u ktheva majtas, duke hyrë në nje tjetër shteg. Pasi eca për 10 minuta, e kuptova që mund të kisha hyrë gabim. Por meqë Ishte një rrugë e asfaltuar sikur po më pëlqente ta përshkoja. Më bëri përshtypje sepse ndërsa ecja, nuk po shkëmbehesha me asnjë makinë.

E ndjeva që mund të isha gabim por vazhdova të ecja sepse nuk e pranoja që mund të kisha ngatërruar rrugën për në Përmet. Eca edhe 10 minuta të tjera. Mirë që nuk po shkëmbehesha me asnjë makinë por nisa të shkëmbehem me traktorë. Vetëm fusha dhe njerëz që punonin, si në Marenën e Teto Ollgës. Pasi kisha ecur 25 minuta në atë rrugë, ndalova për të pyetur një banor të zonës nëse ajo rrugë të çonte në Përmet. Ai qeshi pak dhe më tha që duhet të kthehesha pas, sepse kisha marrë rrugën për në Ballaban.

Tani imagjinoni sikur në atë makinë mos të isha unë por opozita shqiptare, e cila ecën, ecën në të njejtën rrugë që 9 vite. E kupton që në kthesë nuk po shkëmbehet me Edi Ramën por sërish ecën dhe ecën, me shpresën që do e gjejë në majë të Ballabanit dhe do e mundë. Ndërkohë që opozita ikën për në Ballaban, Edi Rama dhe 40 patronazhistët e tij, e kanë mbyllur rezultatin e zgjedhjeve në Bënjë të Përmetit. Le të marrim një shembull. Ndërkohë që Ish-Presidenti del gjithë ditën në ekrane për të kërcënuar Kryeministrin, më kujtohet kryebashkiaku i Skraparit që para disa javësh, tha se i kanë pikasur njerëzit me influencë në fshatra dhe PS ka siguruar 4500 vota për zgjedhjet e ardhshme.

Ka ardhur koha që opozita të kthejë makinën dhe të ndryshojë rrugë. Daljet nga selia, konferencat për shtyp dhe takimet me njerëzit, t’i spostojë në qytete dhe fshatra, të takojë qytetarë dhe t’u qajë hallet, t’i shpërngulë deputetet në zonat e tyre, siç rrinë kundërshtarët politikë. Përndryshe do përfundojë në Ballaban dhe nga sa kuptova, atje nuk kishte gjë tjetër përveçse gjethe dhe erë. Pastaj do ishte shume keq, sepse nuk u falet shoferëve që kanë 30 vjet në timon, të ngatërrojnë rrugën.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al