• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazetarja shqiptare në Athinë: Na shokuan me tituj bombastik kundër shqiptarëve për 37 ditë, mezi prisnim zbardhjen e ngjarjes

20/06/2021
Gazetarja shqiptare në Athinë: Na shokuan me tituj bombastik kundër shqiptarëve për 37 ditë, mezi prisnim zbardhjen e ngjarjes

Gazetarja e “News24” Ira Londo, raportoi nga Athina mbi ngjarjen që ka tronditur gjithë vendin fqinj, e më gjerë, vrasjen e 20-vjeçares Caroline nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja tragjike ndodhi në maj, ku për javë me radhë në mediat greke u aludua se autorët ishin shqiptarë, nisur dhe nga dëshmia e bashkëshortit të viktimës se kishte dëgjuar të flitej shqip nga grabitësit. Por, pas zbardhjes së të vërtetës nga policia, rezultoi se autori ishte vetë bashkëshorti, i cili e kishte inskenuar krimin si grabitje.

Lidhur me këtë, gazetarja Londo tha se për 37 ditë me radhë në mediat greke kishte tituj e lajme bombastike për shqiptarët, që tërhoqën vëmendjen e gjithë Evropës. Kjo sipas saj, ishte shokuese për shqiptarët që jetonin në Greqi, të cilët prisnin kur do të “shpërthente” bomba dhe kur do të vinin ditët e turpit për ta.

“Ishte tepër shokuese ngjarja, mënyra si u vra e reja. Gradualisht, pas dëshmisë së pilotit se kishte dëgjuar të flitej shqip, dolën tituj bombastik. Vetë policia vuri shifrën e 30 mijë euro për informacion për autorët. Ne prisnim se kur do të ‘shpërthente’ bomba e kur do të vinin ditët e turpit. Por, policia dje tha se e ka kuptuar që në fillim se autor i krimit ishte vetë bashkëshorti dhe se nuk kishte grabitje. Për 37 ditë dolën me lajme bombastike, që tërhoqën vëmendjen e gjithë Evropës, kur policia kishte të dhëna se autorët nuk ishin shqiptarë. Pse duhet të publikoheshin tituj të vazhdueshëm e të kishte deklarata të jashtëzakonshme nga mjaft figura të rëndësishme të vendit? Jo vetëm politikanë, por edhe në rrjete sociale, kryetarja e prokurorëve postonte një pyetje “A e imagjinoni dot një grek të bëjë një krim të tillë?” Përgjigjja sot është “Po, e imagjinojmë”. Tani mediat greke janë pozicionuar hapur me titujt “Falje shqiptarëve”. Tani janë të detyruar të justifikohen ndaj komunitetit shqiptar”, tha gazetarja Londo./ BW

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al