• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazetarja sportive rrëfen fëmijërinë në Gjirokastër

24/08/2017
Gazetarja sportive rrëfen fëmijërinë në Gjirokastër

Enkeleida Zeko është një nga figurat më të spikatura të gazetarisë sportive në televizionet shqiptare. Prezantuesja e emisionit “Fair Play” në “News 24” ka bërë një rrëfim 360 gradë gjatë intervistës të dhënë për “Albanian Free Press”. Ajo tregon detaje nga jeta dhe karriera e saj si gazetare sporti. 

Ti je një vajzë gjirokastrite. Ke ndonjë kujtim më të shtrenjtë nga fëmijëria

Kam shumë kujtime nga fëmijëria, nga Gjirokastra. Mbi të gjitha nga shtëpia ime, gjyshja, oborri plot pemë, shoqet dhe lodrat e kohës. Ishin gjëra aq të thjeshta, por që evoluimi i bën tepër kuptimplota.

Aq shumë e doja dhe e dua atë vend, kujtoj kohën kur nuk humbja as minutën të më kalonte paeksploruar. Edhe orët e drekës i kaloja në kopsht, duke mbledhur fruta apo duke luajtur me kukulla. Fëmijëria ime ka qenë fantastike, kujtoj vetëm çaste të lumtura!

Një vajzë e hijshme, me talent, pritet që të bëhet një ditë prezantuese. Si u drejtove për nga sporti?

Televizioni ka qenë dëshirë e hershme imja, madje edhe studimet e larta, jo pa qëllim, i kam kanalizuar në këtë drejtim. Sporti pastaj, ka qenë një takim i rastësishëm gjatë rrugës. E ke parasysh, nga ato takimet që të ndryshojnë jetën e t’i dashurohesh menjëherë! Ha ha ha…

 

A je marrë vetë me sport ndonjëherë? Po sot e praktikon?

Jo, nuk jam marrë asnjëherë me sport, as sot nuk e praktikoj… Edhe vajtjet e mia në palestër janë me pikatore… Nuk jam fare tip sportiv, por ama sportin e njoh mirë dhe i jap rëndësinë që ka në të vërtetë.

Sa e rëndësishme është të ketë shumë informacion një gazetare sportive? Sa punon ti për të qenë gjithmonë e informuar?

Është shumë e rëndësishme, sidomos në punën time si autore dhe drejtuese e një emisioni sportiv si “Fair Play”. Punoj gjithë kohën për këtë. Gazetaria është profesioni i cili ndryshon jo çdo ditë, por çdo minutë. Pikërisht sepse është kaq intensiv dhe në lëvizje, e dua kaq shumë këtë profesion!

Në fillimet e tua, nuk mohohet, të gjithë sytë ishin tek pamja. Sot dallohet që edhe sportistët me përvojë ju dëgjojnë. Sa punë ju desh të arrinit deri këtu?

Për mua gjithmonë rëndësi ka pasur përmbajtja dhe jo dukja. Mbi këtë parim e kam ndërtuar punën. Serioziteti dhe profesionalizmi janë armët që bëjnë të të dëgjojnë të gjithë ata burrat e ulur në karrige.

 

Si ia keni dalë që çdo format të cilin drejton, të ketë kaq ndjekës?

Se jam e vërtetë, nuk bëj kompromise dhe pasqyroj realitetin. Tek puna me mua nuk bën dot pakt, për këtë motiv emisionet e mia kanë sukses. Me kalimin e viteve jam kthyer edhe në një ikonë të besueshme për ata që ndjekin sportin, mund të ndryshoj ekranin, emisionin, por jam përsëri unë dhe audienca më ndjek nga pas.

Related Posts

Trajneri i Bolognas: Interi është ekip i madh, por duam të avancojmë
Sport

Trajneri i Bolognas: Interi është ekip i madh, por duam të avancojmë

18/12/2025
Bologna në prag, Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe
Sport

Bologna në prag, Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe

18/12/2025
S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
U shkarkua nga Serbia pas humbjes me Shqipërinë, mund të bëhet trajner në skuadrën e sulmuesit kuqezi
Sport

U shkarkua nga Serbia pas humbjes me Shqipërinë, mund të bëhet trajner në skuadrën e sulmuesit kuqezi

18/12/2025
Partizani, flet tekniku: Ia dolëm, bravo skuadrës
Sport

“Respekt për Egnatian”, trajneri i Partizanit: Ndeshjet i marrim me radhë, objektivat dihen

18/12/2025
U shkarkua nga Serbia pas humbjes me Shqipërinë, mund të bëhet trajner në skuadrën e sulmuesit kuqezi
Sport

U shkarkua nga Serbia pas humbjes me Shqipërinë, mund të bëhet trajner në skuadrën e sulmuesit kuqezi

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Projekti i ardhshëm i Netflix-it i Meghan Markle dhe Princit Harry

Projekti i ardhshëm i Netflix-it i Meghan Markle dhe Princit Harry

18/12/2025
Trajneri i Bolognas: Interi është ekip i madh, por duam të avancojmë

Trajneri i Bolognas: Interi është ekip i madh, por duam të avancojmë

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al