• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Genar Topalli zbulon shpenzimet e dasmës: Ceremonia është financuar nga unë dhe vjehrrit e mi!

17/09/2025
Genar Topalli zbulon shpenzimet e dasmës: Ceremonia është financuar nga unë dhe vjehrrit e mi!

Genar Topalli, ka reaguar  në rrjete sociale lidhur me aludimet e shumta nëpër media për vlerën që ka kapur organizimi i dasmës së tij dhe moderatores sportive Cindy Marina e organizuar në Romë të Italisë. Topalli ka shkruar se e gjithë ceremonia është financuar nga ai, Cindy dhe prindërit e kësja të fundit, të cilët të gjithë punojnë dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku drejtojnë biznese në fushën e transportit. Ndër të tjera, Genari thekson se ceremonia martesore nuk ka arritur asnjë shifër jashtë normales së dasmave shqiptare.

REAGIMI:

“Të dashur miq, familjarë dhe të njohur,

Më 13 shtator 2025 përjetova ditën më të bukur të jetës sime: u kurorëzova me Cindy Marina.

Edhe pse nuk kemi asnjë detyrim të japim shpjegime për jetën private, dua ta bëj këtë reagim për transparencë. Ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve – një bekim i madh shpirtëror, për të cilin, siç dihet, nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik.

Më pas, darka u mbajt në një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri (çdokush mund ta verifikojë lehtësisht me një kërkim të thjeshtë në Google). Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve të saj.

Ne jetojmë e punojmë në SHBA, ku drejtojmë së bashku biznesin tonë në fushën e transportit, ndërsa Cindy, përveç angazhimeve të tjera, menaxhon një nga klubet më të mëdha të volejbollit në Kaliforninë Jugore, në pronësi të familjes së saj.

Prindërit e Cindy-t jetojnë në SHBA prej afro 30 vitesh dhe sot kanë ndërtuar biznese të suksesshme në fushën e transportit dhe të sportit, me mbi 150 të punësuar.

Ky sqarim bëhet vetëm për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të hedhur poshtë komentet me shifra krejtësisht të pavërteta e spekulative.

Falënderoj me zemër të gjithë ju që na uruat në këtë ditë të shenjtë për familjen tonë.

Me respekt,

Genar Topalli”

Related Posts

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë
Paparazzi

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham
Paparazzi

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
Chrissy Teigen mbetet pa dhëmb: Kjo është ajo që bëjnë nënat për fëmijët e tyre
Paparazzi

Chrissy Teigen mbetet pa dhëmb: Kjo është ajo që bëjnë nënat për fëmijët e tyre

22/12/2025
Shemsi Krasniqi pësoi infarkt pas përdorimit të një pilule për stimulim seksual?
Paparazzi

Shemsi Krasniqi pësoi infarkt pas përdorimit të një pilule për stimulim seksual?

22/12/2025
Neymar kalon me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në gjurin e majtë
Paparazzi

Neymar kalon me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në gjurin e majtë

22/12/2025
Roza Lati i jep fund lidhjes me Xhonatan Islamin?
Paparazzi

Roza Lati i jep fund lidhjes me Xhonatan Islamin?

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al