Një ngjarje e ngjashme me shpërthimin e Gërdecit në Shqipëri në vitin 2008 ka ndodhur sot në Ukrainë.
Një depo ushtarake në pjesën qëndrore të vendit ka shpërthyer. Ngjarja ka ndodhur në një bazë ushtarake në qytetin e Kalynivkas.
Për momentin s’ka raportime për viktima, por mbi 30 mijë njerëz janë evakuuar nga zona për të shmagur rrezikun.
Në vendngjarje mbërriti edhe kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Groysman, i cila tha se kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit.
Raportohet gjithashtu edhe për ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe gaz në këtë zonë.