• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Getafe trondit Real Madrid, humbja e 2-të radhazi, Arbeloa: Askush nuk dorëzohet, mund të rikuperojmë

03/03/2026
Getafe trondit Real Madrid, humbja e 2-të radhazi, Arbeloa: Askush nuk dorëzohet, mund të rikuperojmë

Getafe fiton me rezultatin 1-0 në Bernabéu me një gol sensacional nga Satriano 39’ dhe me një performancë madhështore nga e gjithë skuadra, e cila nuk i lejoi pothuajse asgjë Real Madridit. Në krahun tjetër zhgënjimi ishte i gjithi për “Los Blancos” që nuk reaguan dot, duke zhvilluar një peformancë shumë të dobët, pavarësisht mungesa të rëndësishme në formacion.

Formacioni i Arbeloas nuk ishte në gjendje ta thyente skuadrën e trajnerit Jose Bordalás, duke shfaqur një mungesë alarmante kohezioni dhe burimesh. Një gol mahnitës nga ana e kundërshtarit në pjesën e parë ishte i mjaftueshëm për të ekspozuar skuadrën madrilene të çorganizuar dhe të çrregullt, të mbingarkuar nga intensiteti i një kundërshtari me meritë të pamohueshme, të organizuar nga Milla në fushë dhe Bordalás në stol. Satriano gjen rrjetën në fundin e pjesës së pare, duke u kordinuar fluturimthi saktë për të mposhtur Courtois dhe për ta bërë të hesht “Bernabeun”.

Edhe pjesa e dytë nuk solli asnjë ndryshim. Futja në lojë e Rodrigos vetëm sa ngatërroi më shumë manovrën e madrilenëve, ndërsa duhet veçuar edhe forma jo e mire e brazilianite Vinicius apo edhe sulmuesit të ri Gonzalo Garcia.

Real Madridi tani është katër pikë prapa Barcelonës, dy humbje radhazi janë shumë për Merengues dhe pritet të ndikojnë në llogaritë finale për garën drejt titullit kampion në La Liga.

Álvaro Arbeloa nuk e zbuti humbjen e rëndë që la shumë të tronditur Real Madridin në prag të duelit me Manchester City në Champions, megjithatë tekniku i “Los Blancos” nuk dha sinjale dorëzimi Vetëm dy javë pas kryesimit, tani të tijtë janë 4 pikë pas Barcelonës: “Lamtumirë La Liga? Jo, objektivi ynë është të marrim 36 pikët e mbetura. Ky është Real Madridi dhe këtu askush nuk dorëzohet. Mendojmë se diferenca mund të rikuperohet”.

Të ashpra ditën e sotme thuajse të gjitha gazetat prestigjoze spanjolle, të cilat i kishin kushtuar titujt kryesorë, pikërisht disfatës së Real Madrid, ndaj Getafes. “Ky Madrid nuk jep dot më shumë se sa kaq”,  “KO i Los Blancos”, tani -4 pikë nga Barcelona”, “Tjetër ndeshje qesharake” dhe “Më shumë se sa një dështim”, ishin disa prej titujve kryesorë të tyre, që “shigjetuan” ekipin e drejtuar nga Arbeloa.

As
 
Marca
 
Mundo Deportivo
 
Sport
 
Related Posts

NBA/ Boston forca e 2-të në Lindje, Celtics mund Milwakee, Clippers “thyen” Golden State
Sport

NBA/ Boston forca e 2-të në Lindje, Celtics mund Milwakee, Clippers “thyen” Golden State

03/03/2026
Goretzka “tërbon” Serie A, edhe Inter futet në garë
Sport

Goretzka “tërbon” Serie A, edhe Inter futet në garë

03/03/2026
“Do shkoj në luftë”, befason Mehdi Taremi: Vendi im ka nevojë për mua
Sport

“Do shkoj në luftë”, befason Mehdi Taremi: Vendi im ka nevojë për mua

03/03/2026
Harry Kane rezervon “Këpucën e Artë”, tani kthen vështrimin nga Champions

“Pio nuk preket”, Inter i kthen përgjigje Arsenal
Sport

“Pio nuk preket”, Inter i kthen përgjigje Arsenal

03/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Getafe trondit Real Madrid, humbja e 2-të radhazi, Arbeloa: Askush nuk dorëzohet, mund të rikuperojmë

Getafe trondit Real Madrid, humbja e 2-të radhazi, Arbeloa: Askush nuk dorëzohet, mund të rikuperojmë

03/03/2026
NBA/ Boston forca e 2-të në Lindje, Celtics mund Milwakee, Clippers “thyen” Golden State

NBA/ Boston forca e 2-të në Lindje, Celtics mund Milwakee, Clippers “thyen” Golden State

03/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al