Një 67-vjeçar është gjendur i vdekur në stanin e bagëtive. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tatzat të Delvinës. Policia njofton se viktima është shtetasi M.K, vjeç 67 banues në fshatin Xarë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Sarandë.