Një pako e dyshimtë në manastirin e varrezave të ushtarëve grekë në qytetin e Këlcyrës alarmoi policinë.
Policia shoqëroi rojen e varrezës si dhe i gjithë manastiri u vendos nën perimetrin e sigurisë duke mos lejuar të hyjë askush.
Pakoja ishte vendosur në pjesën e jashtme të murit të Manastirit dhe ishte gjetur rreth orës 9:30 minuta nga punëtori i mirëmbajtjes.
Rreth orës 14: 40 u bë shpërthimi i kontrolluar dhe ka rezultuar se në pako nuk ka pasur eksploziv.