Një trup i pajetë është gjendur këtë pasdite pranë rrugës së burgut në Fier. Viktima raportohet se është i moshës 50 vjeç. Ai është identifikuar si Neritan Goga.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:40, në fshatin Sheqishte është gjetur nga familjarët pa shenja jete në tokat e tij, shtetasi N. G., 45 vjeç. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas është vetëhelmuar dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 45-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkakut të vdekjes.









