• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjendet pas 50 vitesh shishja me mesazhin e marinarit rus (FOTO)

20/08/2019
Gjendet pas 50 vitesh shishja me mesazhin e marinarit rus (FOTO)

Një shishe e mbyllur me një letër të shkruar 50 vjet më parë u gjet në brigjet e Alaskës perëndimore. Shishja që përmbante një letër të shkruar me shkrim dore në rusisht, u gjet nga Tyler Ivanoff në fillim të muajit, ndërsa po mblidhte dru zjarri afër Shishmaref, 966 kilometra në veriperëndim të Anchorage.

“Isha thjesht duke mbledhur dru dhe vura re një shishe jeshile me tapë. Jo saktësisht tapë, por një kapak i mbyllur fort dhe vura re që kishte një shënim në shishe”, tha Ivanov. Ivanov postoi lajmin në ‘Facebook’ dhe ndjekësit rusë nisën të përkthenin mesazhin.

Ishte përshëndetja e një marinari rus nga epoka e Luftës së Ftohtë në 1969. Mesazhi përfshinte një adresë dhe një kërkesë për përgjigje nga kushdo që do ta gjente.

Gazetarët nga rrjeti shtetëror Rusi-1 kanë identifikuar njeriun që e ka shkruar letrën. Bëhet fjalë për Anatoly Botsanek.

“Duket se është shkrimi im” tha ai.

Mesazhi u dërgua kur Botsanenko ishte në bordin e Sulakut, një anije të cilën e mbikëqyri në vitin 1966 dhe me të cilën udhëtoi deri më 1970. Asokohe ai ishte vetëm 36 vjeç.

Kapiteni Botsanenko derdhi lot kur reporteri i televizionit rus i tha atij se anija Sulak u shit për skrap në vitet 1990.

Kapiteni Botsanenko gjithashtu kishte disa suvenire nga koha e tij në anije, duke përfshirë autografin e gruas së një spiuni të famshëm rus dhe shishe me pije japoneze, të cilat i mbajti pavarësisht kundërshtive të gruas së tij. /ora/

Related Posts

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026
Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën
Kryesore

Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vranë për të marrë hakun e babait të tij, arrestohen në Itali xhaxhallarët e Stenaldos

Vranë për të marrë hakun e babait të tij, arrestohen në Itali xhaxhallarët e Stenaldos

09/04/2026
Kualifikueset e Kampionatit Europian U-19 për vajza / Shqipëria barazon 2-2 me Malin e Zi

Kualifikueset e Kampionatit Europian U-19 për vajza / Shqipëria barazon 2-2 me Malin e Zi

09/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al