• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjendja alarmante e të rinjve në Shqipëri, 32% e 20-vjeçarëve, as në punë, as në shkollë

11/04/2023
Të rinjtë shqiptarë me shifra alarmante për ‘dembelizëm’, ja cilat janë arsyet

Teksa ekonomia e vendit në këto 30 vite tranzicioni është rritur nga viti në vit, përfitimet nga rritja nuk po reflektohen te kapitali human, sidomos tek të rinjtë.

Pas emigracionit të lartë të viteve, zhvillimet e brendshme në sistemin arsimor dhe tregun e punës për të rinjtë tregojnë përkeqësim.

Një botim i fundit i INSTAT mbi mirëqenien e adoleshentëve tregoi se për vitin se në vitin 2021 gati 32% e 20-vjeçarëve nuk ishin në shkollë dhe as në punë.

Gati një e treta e e grupmoshës 20-24 vjeç nuk bën asgjë për formimin profesional, qoftë nga arsimi, qoftë nga tregu i punës.

Gjendja e të rinjve sot është pasqyra e se nesërmes së shoqërisë. Synimet për t’u larguar nga vendi po i mbajnë të rinjtë larg shkollës dhe tregut të punës, teksa shifrat tregojnë për një braktisje të lartë të arsimit bazë.

Për të rinjtë, procesi i arsimimit dhe formimit profesional, është parësor dhe i paraprin karrierës së mëvonshme profesionale, prandaj dhe sa më herët në moshë, aq më të zënë janë të rinjtë me procesin e mësimit dhe, si rrjedhim, ka më pak pjesëmarrje në tregun e punës

Anketa e INSTAT tregon se, mosha 15-19 vjeç, në pjesën më të madhe, është ende e angazhuar në arsim dhe janë të paktë të rinjtë që ndjekin shkollën dhe njëkohësisht kryejnë ndonjë punë, si punë verore, në fundjavë, apo pas mësimit.

Mosha 20-24 vjeç, ka një ndarje më të barabartë midis punësimit dhe arsimit, por shqetësues mbetet fakti se një pjesë e madhe të rinjve që nuk janë, as në punë, por as duke ndjekur shkollën apo ndonjë trajnim të cilët përbëjnë 32 për qind të kësaj grup-moshe.

Ky grup është i konsiderueshëm edhe në grup-moshën 25-29 vjeç. Të dhënat e INSTAT tregojnë se 30% kësaj grupmoshe nuk është as në punë dhe as në shkollë. Në këtë grup-moshë bie në sy një përqindje më e madhe e femrave në krahasim me meshkujt që as nuk mësojnë as nuk punojnë.

Kërkesa për punë rritet së bashku me shkallën e punësimit dhe pjesëmarrjes në fuqinë punëtore, dhe të rinjtë shpesh kanë vështirësi për të gjetur punë.

Rënia e shkallës së papunësisë fillon që pas moshës 25 vjeç, por edhe për grup-moshën 15-29 vjeç është pothuajse dyfishi i treguesit që i referohet popullsisë në moshë pune.

Nga ana tjetër treguesit e arsimit tregojnë braktisje të lartë të arsimit bazë dhe rikthimit të analfabetizmit në nivele të frikshme.

Në vitin shkollor 2021-2022 u regjistruan në arsimin bazë 9-vjeçar 92% e nxënësve të grup-moshës 6-14 vjeç, në krahasim me popullsinë përkatëse (të grup-moshës 6-14 vjeç), përkundrejt 96,5% në vitin shkollor 2017-2018. https://www.monitor.al/alarmi-i-arsimit-baze-me-pak-nxenes-po-regjistrohen-ne-shkolla-pesha-zbret-ndjeshem-ne-92/

Kjo shifër tregon se 8% e grupmoshës 6-14 vjeç do të jenë analfabet pa aftësitë bazë. Aftësimi i fëmijëve është pasqyra e së nesërmes së ekonomisë tonë.

Fenomeni i braktisjes së shkollës që u rrit gjatë pandemisë u përforcua edhe më tej gjatë vitit 2021 në vend që të ulej pas kthimit të vendit në normalitet.

Anketa më të detajuara që lidhen me emigracionin tregojnë se braktisja e shkollës në arsimin bazë në nivele të larta lidhet me zhvillimet e vrullshme demografike.

Në fshatrat e thella të vendit shkollat mungojnë ose mësimi është i organizuar me klasa kolektive me një rënie drastike të cilësisë. Në vend është kthyer braktisja e shkollës e sidomos nga femrat./Marre nga MONITOR

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pse Cynthia Erivo nuk ndahet kurrë nga filxhani i saj i çajit?

Pse Cynthia Erivo nuk ndahet kurrë nga filxhani i saj i çajit?

29/12/2025
Kupa e Kombeve të Afrikës/ Barazim pa gola, Egjipti kualifikohet tutje

Kupa e Kombeve të Afrikës/ Barazim pa gola, Egjipti kualifikohet tutje

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al