• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjermania me tone të ashpra: Rusia të ndalë urgjentisht sulmet kibernetike

07/09/2021
Gjermania me tone të ashpra: Rusia të ndalë urgjentisht sulmet kibernetike

Gjermania voton më 26 shtator, por pikërisht para zgjedhjeve janë shtuar sulmet e hakerave, që dyshohet, se vijnë nga shërbimi sekret ushtarak rus. Objektiv janë disa deputetë gjermanë. Qeveria gjermane proteston ashpër.

Qeveria gjermane është shprehur me ton të pazakontë të ashpër kundër përpjekjeve ruse për ndikim para zgjedhjeve parlamentare më 26 shtator. Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme Federale në Berlin kërkoi ndalimin e menjëhershëm të fushatave kibernetike dhe kërcënoi qeverinë ruse me pasoja, nëse nuk e plotëson këtë kërkesë. “Qeveria gjermane e konsideron këtë veprim të papranueshëm, si rrezik për sigurinë e Republikës Federale të Gjermanisë dhe për procesin e formimit të vullnetit demokratik dhe si rëndim të madh të marrëdhënieve bilaterale.”
Sipas zëdhënënes në Berlin, qeveria gjermane ka “dijeni konkrete”, sipas të cilave, fushata dezinformuese “mund t’i caktohet vepruesve kibernetikë të shtetit rus dhe konkretisht shërbimit sekret ushtarak rus, GRU.” Ky veprim është “tërësisht i papranueshëm” dhe qeveria gjermane parashikon “masa të tjera”.
Para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani ka pasur përpjekje “ndër të tjera përmes mailave hakerues” të sigurohen të dhëna personale të deputetëve të Bundestagut dhe parlamenteve të landeve, që përmes kësaj të “arrihet vjedhja e identitetit”, ka thënë më tej në reagimin e saj zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme gjermane. “Këto sulme mund të shihen si veprime përgatitore për fushata ndikuese si për shembull fushata dezinformuese në zgjedhjet e Bundestagut.”
Tre paralajmërime vetëm këtë vit
Autoritetet gjermane të sigurisë kanë informuar këtë vit të paktën tre herë Bundestagun për sulme kibernetike të shërbimeve të huaja sekrete ndaj parlamentarëve. Së fundmi kanë qenë në shënjestër deputetë konservatorë të CDU/CSU dhe SPD-së. Pas sulmeve fshihet një “platformë kibernetike” me emrin “Ghostwriter”, pas së cilës qëndron shërbimi sekret rus, tha zëdhënësja e MPJ. “Qeveria gjermane i kërkon urgjentisht qeverisë ruse të ndalë menjëherë këto aktivitete kibernetike.” Këtë kërkesë ia kemi paraqitur edhe “drejtpërdrejt funksionarëve rusë”, tha zëdhënësja, së fundmi edhe në takimin e grupit të punës gjermano-rus për politikën e sigurisë. Zëdhënësja nuk u shpreh për reagimin e palës ruse.
Rusia është akuzuar më parë edhe për përpjekje për ndikim në zgjedhjet presidenciale të SHBA në vitin 2016. Qeveria ruse i kishte hedhur poshtë atëherë akuzat. Edhe në Gjermani ky vend akuzohet shpesh se qëndron pas sulmeve kibernetike. Kësaj here kritika e pazakontë e ashpër dhe e drejtpërdrejtë e Gjermanisë interpretohet si zemërim i madh me Moskën. Ministria e Jashtme gjermane ishte shprehur po ashtu e zemëruar që Rusia ka publikuar emrat e forcave lokale të ambasadës gjermane në një listë me gjoja mbështetësit e kritikut të qeverisë ruse, Aleksej Navalny, duke e akuzuar Gjermaninë për financim të Navalnyt të burgosur./DW
 
 

Related Posts

Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shtëpia kapsulë: Si po përballet Toney me distancimin nga banorët

Pse rikthimi i Toneyt në shtëpi i kushtoi shumë banorëve?

23/12/2025
Mancini thërret Shpendin, e kërkon në Katar, milionat tundojnë sulmuesin

Mancini thërret Shpendin, e kërkon në Katar, milionat tundojnë sulmuesin

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al