• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjermania, Meksika, Suedia, ja pse rrezikojnë këto tre ekipe të eleminohen nga Botërori

24/06/2018
Gjermania, Meksika, Suedia, ja pse rrezikojnë këto tre ekipe të eleminohen nga Botërori

Gjermania ka arritur të fitojë në momentet e fundit të ndeshjes me Suedinë, dhe të përmbysin rezultatin në 2-1. Pas kësaj fitore, situata në Grupin F është ngatërruar sa i përket kalkulimeve matematikore pasi që tani as Meksika që ka 6 pikë nuk është e sigurt. Meksika mori fitoren e dytë në Kupën e Botës, por ata sërish nuk mund të festojnë kalimin e fazës së grupeve, pasi matematika i mban ende në lojë dy skuadrat e tjera në grup.

Aktualisht Meksika është në kuotën e 6 pikëve, por këtë kuotë pikësh mund ta arrijnë edhe Gjermania dhe Suedia. Gjermania pas fitores Suedinë, dhe nëse mposhtë Korenë e Jugut në ndeshjen e tretë në Grupin F, do të mblidhte 6 pikë. Po ashtu, edhe Suedia nëse do të triumfonte ndaj Meksikës në takimin e fundit, do të grumbullonte 6 pikë, atëherë 3 skuadra do të kenë pikët e njëjta.

Në këtë rast në lojë golat që do të vendosnin se kush vazhdojë më tutje në 1/8 e finales. Në Grupin F nuk është kualifikuar askush dhe nuk është eliminuar askush. Prandaj, kampionëve të botës do t’u duhet ndihmë. Meksika kryeson me 6 pikë (+2), Gjermania renditet e dyta me 3 pikë (+0), Suedia e treta me 3 pikë (+0) dhe Koreja e Jugut e fundit me 0 pikë dhe (-2 diferencë golash). Por si kualifikohet secila skuadër?

GJERMANIA KUALIFIKOHET KUR:

fiton ndaj Koresë së Jugut dhe Suedia nuk fiton kundër Meksikës.

fiton ndaj Koresë së Jugut dhe diferenca e golave të gjermanëve është më e mirë se ajo e Meksikës apo Suedisë.

barazon ndaj Koresë së Jugut dhe Suedia humbet kundër Meksikës.

barazon ndaj Koresë së Jugut dhe Suedia kundër Meksikës përfundon barazim dhe pastaj diferenca e golave është më e mirë se e suedezëve.

humbet ndaj Koresë së Jugut, Suedia humbet kundër Meksikës dhe pastaj diferenca e golave të gjermanëve është më e mirë se ajo e Suedisë dhe Koresë së Jugut.

MEKSIKA KUALIFIKOHET KUR:

fiton ose barazon ndaj Suedisë.

humbet kundër Suedisë, ndërsa Gjermania nuk fiton ndaj Koresë së Jugut

humbet kundër Suedisë, ndërsa Gjermania fiton kundër Koresë dhe pastaj diferencën e golave e ka më të mirë sesa gjermanët.

SUEDIA KUALIFIKOHET KUR:

fiton ndaj Meksikës dhe Gjermania nuk fiton ndaj Koresë së Jugut.

fiton ndaj Meksikës dhe Gjermania fiton ndaj Koresë së Jugut dhe pastaj diferenca e tyre e golave është më e mirë sesa ajo e Meksikës apo Gjermanisë.

barazon ndaj Meksikës dhe Gjermania humbet ndaj Koresë së Jugut.

barazon ndaj Meksikës dhe Gjermania barazon ndaj Koresë së Jugut dhe pastaj diferenca e golave është më e mirë se e Gjermanisë.

humbet ndaj Meksikës dhe Gjermania humbet ndaj Koresë së Jugut dhe pastaj diferenca e golave është më e mirë se ajo e Gjermanisë dhe Koresë së Jugut.

KOREJA E JUGUT KUALIFIKOHET KUR:

fiton kundër Gjermanisë dhe Suedia humbet kundër Meksikës dhe pastaj diferenca e golave është më e mirë sesa e Gjermanisë dhe Suedisë.

Rregullorja/ Nga golat te kartonët, ja si “luhet” grupi

Related Posts

Rama porosi kandidatëve të PS në Vlorë: Duhet të jeni përfaqësues të vlonjatëve, jo vetëm të socialistëve
Boterori 2018

Premtimi i Ramës: Nga 1 janar 2026, paga minimale do të shkojë 500 euro

27/03/2025
Sherr për shezlongët edhe në Ksamil, ndërhyn policia (VIDEO)
Boterori 2018

Gjendet e pajetë në Ksamil një turiste hungareze

06/09/2022
Boterori 2018

36-vjeçari i “bën zbor” policisë në Gjirokastër, nuk ndalon në postbllok, braktis makinën me 9 klandestinë në Virua

19/12/2021
Keni plane për sot? Shihni më parë si do të jetë moti
Argjiro +

A mund të bëni plazh sot? Ja parashikimi i motit

01/09/2018
Modriç shpallet lojtari më i mirë i Botërorit
Boterori 2018

Modriç shpallet lojtari më i mirë i Botërorit

15/07/2018
Franca fiton Botërorin. Mund 4 me 2 Kroacinë
Boterori 2018

Franca fiton Botërorin. Mund 4 me 2 Kroacinë

15/07/2018

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zbulim epokal! Një thesar mbresëlënës i zbuluar në një varr të lashtë egjiptian rishkruan historinë

Zbulim epokal! Një thesar mbresëlënës i zbuluar në një varr të lashtë egjiptian rishkruan historinë

06/12/2025
Dhunoi një punonjës të policisë, pezullim i gjatë për portierin e Tërbunit

Zbulim epokal! Një thesar mbresëlënës i zbuluar në një varr të lashtë egjiptian rishkruan historinë

06/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al