Kandidati i OMONIA-s në Himarë, Petro Gjikuria, vijon takimet e fushatës elektorale për zgjedhjet e 4 gushtit. Së fundi ai është takuar me disa banorë të fshatit Dhërmi.
“Fshati i parë që vizitova në kuadër të fushatës elektorale ishte Dhërmiu. Është fshati ku kam lindur unë dhe të parët e mi. Fatkeqësisht, u detyrova të largohem prej tij që në fëmijëri për shkak të regjimit hoxhist dhe më pas, në rininë time, për shkak të mungesës së mundësive. Sot, në sajë të bukurive natyrore dhe vlerave të banorëve të tij, Dhërmiu dhe në përgjithësi Bashkia Himarë, mundet të bëhet pjesa më e zhvilluar e rajonit dhe fëmijët tanë të qëndrojnë në vendin e tyre dhe të përparojnë. Në datën 4 gusht votojmë për të nesërmen e Bashkisë Himarë, si dhe për dekadën e ardhshme”, shkruan Gjikuria.









