• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjimnazi i Libohovës feston 50 vjetorin, Mirela Kumbaro: Rikthim në rrënjët që mbolli babai im (FOTO)

11/10/2019
Gjimnazi i Libohovës feston 50 vjetorin, Mirela Kumbaro: Rikthim në rrënjët që mbolli babai im (FOTO)

Gjimnazi “11 Shkurti” i Libohovës bën 50 vjet nga themelimi i tij. Me këtë rast u organizua sot një ceremoni festive, ku merrnin pjesë mësues e nxënes ndër vite të këtij gjimnazi. Po kështu ishte i pranishëm edhe drejtori i parë i kësaj shkolle, Kosta Kuruni, si dhe deputetja Mirela Kumbaro. Në fjalën e saj përshëndetëse ajo tha se ishte një rikthim në rrënjët që mbolli i ati. Kujtojmë që babai i Mirela Kumbaros ishte një ndër themeluesit e gjimnazit të Libohovës.

“Libohova eshte familja jone e madhe qe na bashkon me historine, traditen dhe amanetin e atyre qe hodhen themelet e kesaj shkolle. Dhe nuk ka parti qe te na ndaje. Ne emer te atij amaneti, te gjyshit si nje nga mesuesit e pare te Libohoves, dhe te babait si nje nga themeluesit e kesaj shkolle 50 vjet me pare, une jam ketu per t’ju bere thirrje qe eshte nder por dhe pergjegjesi e perbashket qe ta mbajme shkollen me dinjitet. Qe te bindim prinderit t’i sjellin femijet ketu, por edhe t’u kujtoj mesuesve se sa te rende e kane detyren qe te nderojne emrin e shkolles e ta bejne ate te denje per libohovitet e rinj. Partia jone eshte Libohova, ku jemi te gjithe anetare”, tha ish-ministrja e Kulturës.

Kryebashkiakja Luiza Mandi tha se gjimnazi “11 Shkurti” është krenari për Libohovën dhe një pikë referimi për të gjithë libohovitët.

“Për fat të mirë Libohova ka më shumë sesa thjesht një gjimnaz të zakonshëm. ’11 Shkurti’ është një hapësirë e përbashkët e të gjithë libohovitëve, dhe jo vetëm. Kushdo që ka qenë qoftë edhe për një ditë të vetme si mësues apo nxënës në këtë shkollë, do të shkruhet në librin e madh të historisë së gjimnazit. Ju jeni pjese e një skuadre ëndrrash, që vit pas viti e kthyet ’11 Shkurtin’ në një pikë referimi për të gjithë. Besoj se ndjenja e përkatësisë ndaj një historie përpjekjesh, simbolesh, por edhe përvojash nga më të ndryshmet rikthen me dëshirë gjithësecilin prej jush në gjimnaz, qoftë dhe për një herë të vetme”, tha Mandi.

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri

Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri

27/12/2025
Orinda Huta flet hapur për festivalet në Shqipëri: Harxhon shumë dhe merr energji të keqe

Orinda Huta flet hapur për festivalet në Shqipëri: Harxhon shumë dhe merr energji të keqe

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al