Nxënësit e një gjimnazi francez prej tre ditësh po qëndrojnë në Gjirokastër në kuadër të një vizite që konsiston në shkëmbimet kulturore e arsimore me gjimnaznin “Asim Zeneli”. Gjatë ditës së sotme pjesë e itenerarit të tyre në jug të vendit u bë edhe Libohova. Ata panë nga afër Kalanë e Shanishasë dhe Sarajet e Myfid Bej Libohovës.