Prej vitesh, Berat Gjimshiti është një titullar fiks në radhët e Atalantës, një lider absolut, ashtu si edhe tek ekipi Kombëtar. Në çdo rast kur Gjimshiti “parkon” në infermieri, ashtu si këtë herë, në radhët e Atalanës ndizet “alarmi i kuq”, kjo pasi edhe për Palladino-n, trajnerin e ri të Atalantës, Gjimshiti është mbrojtësi i tij i preferuar.
Së fundmi, në radhët e Atalantës po bëjnë disa vlerësime në kuadër të merkatos së janarit. Isak Hien është nxjerr në shitje nga drejtuesit e klubit pasi në sytë e Palladinos i paprekshëm në mbrojtjen me tre është vetëm Berat Gjimshiti.

Drejtuesit e klubit bergamask shpresojnë që për mbrojtësin suedez të vijë ndonjë ofertë prej afro 30 milionë euro. Në verë, ofertat nuk munguan për Hien, ku ekipe nga Premier League dhe Inter shfaqen interesim për të. Nëse edhe gjatë janarit do të ketë ndonjë ofertë zyrtare, Atalanta është gati të lë të lirë.







