Një femijë 11-vjeçar në Gjirokastër është rrëzuar nga 3 metra lartësi teksa po luante. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Shtatori” përballë portës hyrëse të shkollës 9-vjeçare “Koto Hoxhi”.
Bëhet e ditur se 11-vjeçari E.N ka pësuar frakturë serioze. Menjëherë fëmija është transportuar drejt spitalit rajonal “Omer Nishani” ne Gjirokaster, ku mesohet se ndodhet jashte rrezikut per jeten.