• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, 4 leje ndërtimi në gjashtë muajt e parë të vitit 2017

03/10/2017
Rritet numri i lejeve të ndërtimit në Gjirokastër

Të dhënat e fundit të institutit të statistikave për lejet e ndërtimit gjatë tremujorit të parë të vitit, konfirmojnë një fenomen të njëjtë me atë të tremujorit të parë; në disa qytete të Shqipërisë duket se jeta ka ndalur. Nga këto të dhëna, rezulton se, në të paktën dy qarqe, si në periudhën Janar-Mars, ashtu edhe në atë Prill-Qershor, ka pasur zero leje ndërtimi, e për rrjedhojë zero sipërfaqe ku të ketë pasur qoftë një ndërtim të vetëm, sado i vogël qoftë, e për çfarëdolloj qëllimi, si për banim apo edhe për biznes.

Këto dy qarqe janë Kukësi dhe Lezha. Ndër 12 qarqet e Republikës, këto janë të vetmet ku në 6 muaj nuk ka pasur qoftë edhe një leje ndërtimi të dhënë. Shifrat e Instat thonë vetëm se, në këto dy qarqe nuk është dhënë asnjë leje, dhe jo se nuk ka pasur ndërtime, pasi informaliteti dhe ndërtimet e paligjshme vijojnë të jenë ende të pranishme, pavarësisht shtimit të kontrolleve nga autoritetet përgjegjëse.

Por, pavarësisht fenomenit të përhapur të paligjshmërisë, e sidomos në zonat më ekstreme të Shqipërisë, ku edhe kontrolli i territorit nga autoritetet është më i vështirë, shifrat e Instat realisht flasin për një trend.
Qarqet e tjera me më pak leje ndërtimi gjatë gjashtë muajve të parë të viti janë; Gjirokastra, me vetëm 4 leje të dhëna, me një total prej 4671 m2 sipërfaqe, dhe Korça me 7 leje ndërtimi, për një total prej 1346 m2 sipërfaqe.
Kukësi dhe Lezha ndërkohë nuk kanë marrë shtysë gjatë tremujorit të dytë, pavarësisht se në rang republike lejet e ndërtimit thuajse janë dyfishuar në krahasim me tre muajt e parë./scan

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al