Në zonën malore afër fshatit Zhulat vijojnë të jenë aktive 4 vatra zjarri. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë. Vlerësohet se hektarë të tërë pyje janë shkrumbuar. Zjarri ka qenë i qëllimshëm. Policia ndërkohë ka shoqëruar persona të dyshuar si përgjegjës për rënien e flakëve. Argjirolajm.net sjell pamje nga Zhulati.









