Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Kanosja”, në ngarkim të shtetasit J. T., 58 vjeç, banues në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër, pasi ka kanosur me fjalë një 66-vjeçar, për motive të dobëta. Materialet për këto raste i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.