• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Rruga e gabuar’, 8 të arrestuar në Gjirokastër, mes tyre edhe një punonjës policie. Ja si funksiononte grupi kriminal

02/02/2019
Misteri i grabitjes së bankës në Tepelenë, asnjë sinjal alarmi te policia. Autori i shpëton patrullës policore

Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ka bërë të mundur arrestimin e 32 shqiptarë ku ndër ato ishte edhe një zyrtar policie. Të arrestuarit bënin të mundur kalimin ilegalisht të qytetarëve në SHBA dhe Kanada me anë të falsifikimit të dokumentëve. Operacioni i quajtur ‘Rruga e Gabuar’ u shtri në qytetet: Tiranë, Korçë, Fier, Sarandë, Durrës dhe Elbasan e cila u bë në bashkëpunim me drejtoritë vendore. 

Personat e arrestuar nga Qarku Gjirokaster jane : R.H 43 vjec nga Gjirokastra, D.S 35 vjec nga Gjirokastra, L.M 61 vjec nga Permeti, I.M 59 vjec nga Gjirokastra, S.C 55 vjec nga Gjirokastra, C.T 48 vjec nga Gjirokastra, V.GJ 50 vjec nga Gjirokastra, E,B 28 vjec nga Tepelena (punonjes policie),

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim dhe me Drejtoritë Vendore të Policisë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastër, ku u përfshinë rreth 250 forca policie. Operacioni u zhvillua në disa qytete të vendit, në Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Vlorë, Fier, Berat, Lushnjë, Krujë, Elbasan, Tiranë, Korçë, etj.

Ky operacion u zhvillua në vijim të procedimit penal “272”, në bazë të hetimeve dhe informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë se Krimeve të Rënda dhe në bashkëpunim me agjencitë ligj zbatuese vendase e të huaja, ku u godit pjesa tjetër e grupit të strukturuar kriminal që vazhdonte aktivitetin pas goditjes në vitin 2018.

Nga veprimet hetimore të kryera në funksion të këtij procedimi penal rezultoi se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal siguronin persona, të cilët kishin interes për të udhëtuar në shtetet e BE-së, si dhe atyre shtetasve që iu ishte ndaluar hyrja në një nga vendet e hapësirës SCHENGEN.

Anëtarët e këtij grupi kriminal, pasi i pajisnin shtetasit me dokumente identifikimi të falsifikuara, kundrejt përfitimit monetar u krijonin kushtet në mënyrë të paligjshme të udhëtonin drejt vendeve të BE-së, me linja ajrore ose tokësore e më pas drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke paguar shuma të konsiderueshme nga 10 mijë paund për në Mbretërinë e Bashkuar, deri në 20 mijë euro për në SHBA e Kanada.

Ky grup kriminal ka pajisur me dokumente të falsifikuara edhe shtatas me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Nisja e personave me dokumente të falsifikuara bëhej nga Shqipëria, Mali i Zi, Italia, Greqia, Franca dhe Norvegjia. Në funksion të këtij hetimi janë dokumentuar disa episode ku personat e mësipërm kanë falsifikuar dokumente të udhëtimit dhe kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit disa shtetasve.

Në këtë veprimtari kriminale është evidentuar përfshirja edhe e një punonjësi të policisë, i cili duke shpërdoruar detyrën ka kryer veprime korruptive kundrejt shumave monetare, si dhe ka ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal duke shfrytëzuar të dhënat që dispononte për shkak të detyrës në një pikë kontrolli kufitar. Gjatë operacionit nga policia janë gjetur dhe sekuestruar shumë prova materiale që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal.

Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, po vijon punën për dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e gjithë skemës së falsifikimit të dokumenteve dhe trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe personat e tjerë të përfshirë. Për të gjithë shtetasit e mësipërm ka filluar hetimi pasuror në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Related Posts

Moti pritet të përkeqësohet, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla në Gjirin e Vlorës
Lajme

Moti pritet të përkeqësohet, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla në Gjirin e Vlorës

01/01/2026
Tepelena në zi, të premten përcillen për në banesën e fundit 3 të rinjtë që u shuan në aksident
Kryesore

Tepelena në zi, të premten përcillen për në banesën e fundit 3 të rinjtë që u shuan në aksident

01/01/2026
“Benz”-i me shpejtësi përplaset ‘kokë më kokë’ me veturën
Lajme

“Benz”-i me shpejtësi përplaset ‘kokë më kokë’ me veturën

01/01/2026
Lajme

Moti/ Janari nis me stuhi dimërore

01/01/2026
Dy vajza, foshnjat e para të vitit 2026 në maternitetet e Tiranës!
Lajme

Dy vajza, foshnjat e para të vitit 2026 në maternitetet e Tiranës!

01/01/2026
Shqipëria “zhduk” lekun letër/ Cili është plani i qeverisë për zvogëlimin e pagesave me para në dorë?
Lajme

Shqipëria “zhduk” lekun letër/ Cili është plani i qeverisë për zvogëlimin e pagesave me para në dorë?

01/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

Merita Halili rrëfen me emocion gjendjen e rëndë shëndetësore të Parashqevi Simakut: Ishte një lajm bombë për ne

02/01/2026
“Thatësirë” golash në Premier League për vit të ri, Sunderland frenon City-n, zhgënjen Liverpool

“Thatësirë” golash në Premier League për vit të ri, Sunderland frenon City-n, zhgënjen Liverpool

02/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al