Është duke u luajtur në Gjirokastër supersfida mes Luftëtarit dhe Flamurtarit. Në pozita më komode në renditje, dhe me një diferencë +4 nga vlonjatët, skuadra e Hasan Likës do të kërkojë fitoren për të siguruar një biletë që të çon në Europë. Nga ana tjetër, kuqezinjtë e Ardi Beharit, duket se kanë marrë zemër pas 2 fitoreve radhazi dhe do të luftojnë fort deri në fund. Edhe pse me mungesa në formacion, pritet një duel tepër i luftuar dhe plot emocione.